
Γεύμα
Pasha qofte ( qofte me oriz) me salcë veze e limoni
Është gjellë shumë e këndshme dimri dhe e dashur për fëmijët. Është e butë pa qenë nevoja për ta shtypur. Ka ushqime të ndryshme dhe mund të konsiderohet si vakt i plotë, pasi përmban ushqime nga të gjitha grupet ushqimore bazë. I vetmi grup që lihet mënjanë është ai i perimeve që përfaqësohet nga karrotat, por mund ta shoqëroni këtë gjellë me një sallatë të vogël jeshile.
Συστατικά
Për qoftet:
- ½ mish p grirë
- ½ kupë oriz supe
- 1 e bardhë veze
- 1 gotë të vogël vaj ulliri
- 1 qepë të vogël të grirë
- majdanoz p grirë hollë
Në tenxhere:
- 1-1 ½ litra ujë
- 2 patate të prera në kubikë
- 3 karrota të prera në feta të holla
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
Për salcën me vezë dhe limon:
- 2 vezë
- 2 limona
Παρασκευή
- Ziej ujin në një tenxhere
- Përziej të gjithë përbërësit e qofteve dhe formo toptha të vegjël në madhësinë e një arre
- Hidh topthat që bashku me patatet, karrotat, vajin e ullirit në ujin që zien
- Ziejini me ngadalë derisa mishi i grirë të jetë zier
- Shto pak kripë e piper
- Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shto pak lëng të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht. Hidh përzierjen në tenxhere dhe lëre të ziejë për disa minuta