Skip to main content
Γεύμα

Karbonara e shëndetshme me ditalini

Makaronat janë shumë të pëlqyera nga shumica e fëmijëve. Zakonisht ata I pëlqejnë makaronat të thjeshta. Sidoqoftë, nëse përzieni makaronat me qumësht, djath dhe pak proshutë gjel deti, rezultati është shumë më i pëlqyer nga fëmijët. Në të njëjtën kohë, është vakt plot energji, proteina me vlerë të lartë ushqyese dhe kalcium. 
 

Συστατικά
  • 80gr makarona ditalini
  • ½ gotë me qumësht
  • 2 lugë gjelle me djathë parmezana të grirë
  • 2 feta proshutë gjel deti, e prerë në kubikë të vegjël
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri ose 1 lugë çaji gjalpë
     
Παρασκευή
  • Në një tenxhere vini ujin për të zier
  • Shto makaronat ditalini dhe zieje për 8 minuta ose sipas dëshirës
  • Kulloni makaronat dhe vendosini sërish në tenxhere me vaj ulliri ose gjalpë
  • Përzieji mirë dhe shto qumështin, djathin dhe proshutën
  • Përzieji ngadalë në temperature të ulët, derisa të gjitha lëngjet të përhithen dhe të bëhen kremoze
  • Shërbejini të ngrohta