
Γεύμα
Fileto krokante peshku
Peshku nuk është dhe aq i pëlqyer nga fëmijët. Gjithsesi duhet të konsumohet 1-2 herë në javë. Në përpjekjen tonë për të bërë receta të pëlqyera nga fëmijët, filetot krokante të peshkut janë një zgjidhje që gjithkujt do t’i pëlqejë.
Συστατικά
- 2 vezë të rrahura
- 2 lugë gjelle qumësht
- ½ kupë thërrime buke
- ½ kupë djath parmesan të grirë
- fileto peshku të prera në copa të gjata si shkopinj
- ½ kupë vaj ulliri
Παρασκευή
- Në një tas, përziej qumështin, vezët, thërrimet dhe djathin parmesan
- Zhyt copat e peshkut në përzierje dhe vendosi në letër që nuk ngjit
- Në një tigan ngrohni vajin
- Skuq filetot e peshkut dhe vendosi në letër kuzhine për të përthithur vajin e tepërt