Skip to main content
Γεύμα

Kanelloni me spinaq dhe krem djathi

Kjo është një gjellë që fëmijët e dashurojnë. Kombinon energjinë e makaronave, qumështin dhe djathin për kalcium dhe spinaqin për hekur.

Συστατικά
  • 1 paketë kanelloni 250 gramë
  • ¾ kg spinaq
  • 4 filxhanë djathëra të ndryshme të grira
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle kopër e grirë hollë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë qumësht  i kondensuar
  • Kripë dhe piper
     

 


Për salcën:

  • 3 lugë gjelle miell
  • 3 gota qumësht
  • 1 lugë gjelle gjalpë
     
Παρασκευή
  • Skuq spinaqin në një tenxhere me vajin e ullirit për 10 minuta.
  • Shto ½ kupë me djath të grirë, qumështin, kripën, koprën e piperin, hiqini nga zjarri dhe lërini në ftohen.
  • Mbush kanelloni me përzierjen e përgatitur dhe vendosini në krah të njëra - tjetrës në një tavë  pireksi
  • Në një enë shkrini gjalpin, shto miellin dhe ngadalë hidh qumështin duke përzier vazhdimisht
  • Hidh salcën mbi kanelloni së bashku me 1 kupë djath të grirë
  • Mbulojini kanelloni me letër alumini në mënyrë që të mos digjen
  • Piqi në furrë në 200 gradë për 35 minuta
  • Hiq letrën e aluminit, spërkate me ½ kupë djath të grirë dhe piqi dhe për 5-10 minuta, duke u kujdesur që nuk piqet shumë
  • Shërbejini të ngrohta