
Γεύμα
Kanelloni me spinaq dhe krem djathi
Kjo është një gjellë që fëmijët e dashurojnë. Kombinon energjinë e makaronave, qumështin dhe djathin për kalcium dhe spinaqin për hekur.
Συστατικά
- 1 paketë kanelloni 250 gramë
- ¾ kg spinaq
- 4 filxhanë djathëra të ndryshme të grira
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle kopër e grirë hollë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gotë qumësht i kondensuar
- Kripë dhe piper
Për salcën:
- 3 lugë gjelle miell
- 3 gota qumësht
- 1 lugë gjelle gjalpë
Παρασκευή
- Skuq spinaqin në një tenxhere me vajin e ullirit për 10 minuta.
- Shto ½ kupë me djath të grirë, qumështin, kripën, koprën e piperin, hiqini nga zjarri dhe lërini në ftohen.
- Mbush kanelloni me përzierjen e përgatitur dhe vendosini në krah të njëra - tjetrës në një tavë pireksi
- Në një enë shkrini gjalpin, shto miellin dhe ngadalë hidh qumështin duke përzier vazhdimisht
- Hidh salcën mbi kanelloni së bashku me 1 kupë djath të grirë
- Mbulojini kanelloni me letër alumini në mënyrë që të mos digjen
- Piqi në furrë në 200 gradë për 35 minuta
- Hiq letrën e aluminit, spërkate me ½ kupë djath të grirë dhe piqi dhe për 5-10 minuta, duke u kujdesur që nuk piqet shumë
- Shërbejini të ngrohta