
Γεύμα
Picë shtëpie margarita
Përfundimisht kjo është e preferuara e gjithkujt. Sidoqoftë herën e parë kur i shërbeni këtë picë fëmijës suaj mund të mos mbetet dhe aq i kënaqur. Nëse është një picë shtëpie me përbërës të pastër, me siguri do ta dashurojë. Është një vakt i plotë dhe mund të shijohet në shtëpi ose në një ekskursion.
Συστατικά
Për brumin:
- 250g miell i bardhë
- 150ml ujë
- ¼ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji sheqer
- ½ lugë çaji maja e thatë
Për mbushjen:
- 250g djath i grirë (guda ose mocarela)
- Salcë domateje e bërë në shtëpi
Παρασκευή
- Përziejini të gjithë përbërësit për brumin në mikser derisa të keni një brumë të mirë. Shto pak ujë ose miell, nëse është e nevojshme (nëse brumi ngjit ose nuk është bërë i njëtrajtshëm)
- Lëreni brumin në një vend të ngrohtë per rreth 20 minuta
- Me duart tuaja hapeni brumin në një tepsi metalike për pjekje
- Përgatisni salcën: grini tulin e 2 domateve dhe lëri të ziejnë deri sa të pine lëngun, shto pak kripë dhe pak sheqer. Nëse keni dëshirë mund të shtoni pak hudhër ose qepë të grirë
- Përhapni salcën mbi brumë
- Shto djathin e grirë
- Ngroheni më parë furrën në 200o Celsius
- Piqeni picën për 20 minuta