
Zhvillimi muajin e 12-të
Në muajin e dymbëdhjetë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të njëmbëdhjetë:
• Bebet nisin të ecin mes muajit të 10-të dhe atij të 16-të të jetës
• Mund të zvarritet, të ecë këmbadoraz, të ecë anëve duke u mbajtur
• Mund të duartrokasë
• Nëse do t’i kërkoni një send, ai do të kërkojë dhe ta gjejë atë
• Vjen të të gjejë kur ti i flet nga një dhomë tjetër
• Reagon kur ti i thua “jo”
• Mëson të ngjitet
• Tregon me gisht se ku do të shkojë
• Në moshën një vjeçare, shumica e fëmijëve kanë trefishuar peshën dhe janë zgjatur me 25 cm.
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.