
Zhvillimi muajin e 9-të
Në muajin e nëntë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të nëntë:
• Mund të zgjasë duart për të rrëmbyer një lodër
• Mund të kërkojë diçka që ka rënë
• Mund të qëndrojë pa u rrëzuar
• Është i turpshëm me njerëz që nuk i njeh
• Mund të mos ketë dëshirë të rrijë në shoqërinë e njerëzve që ai njeh, siç janë gjyshërit, por kjo mund të ndryshojë
• Bëhet më i shoqërueshëm dhe dëshiron të luajë me njerëz që ai njeh
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.