Skip to main content
5ος μήνας ανάπτυξης

Zhvillimi muajin e 5-të

Muaji i pestë…

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të pestë:
•     Mund të mbajë  kokën lart, edhe në pozicionin ulur
•    Mund të qëndrojë në krahët e tij dhe të ngrejë gjoksin kur është përmbys
•    Mund të ngrejë dhe të lëvizë këmbët dhe krahët në pozicionin përmbys
•    Mund të rrotullohet
•    Mund të fokusohet në objekte shumë të vogla si psh një stafidhe
•    Bërtet nga kënaqësia
•    Bën ggg
•    Mund të rrëmbejë lodra dhe të luajë kur është i shtrirë
•    Kur mban diçka në duar, si lodra apo sende, ka tendencën t’i futë në gojë
•    Mund të përmbyset nga pocicioni ndenjur
•    Mund të rrëmbejë lodra si një raketake dhe e tund atë me forcë poshtë e lart
•    Nis të përtypet
•    Mund të vërejë lëvizjet tuaja me kujdes
•    Mund të kthejë kokën drejt atij që flet.

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.