
Zhvillimi muajin e 6-të
Muaji i gjashtë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të gjashtë:
• Kontrolli i kokës dhe fuqia e muskujve të qafës janë rritur së tepërmi
• Mund të rrijë ulur me duart e zgjatura përpara, kur është përmbys
• Mund të mbajë peshën e trupit në këmbë kur rri në pozicionin drejt (por kjo nuk do të thotë që mund të ecë)
• Kue e mbani në duar, rrëmben cdo gjë që ka përpara si flokët e tu, zinxhira dhe I mban ato fort në duar pa patur qëllim t’i lëshojë
• U adresohet lodrave sikur u flet duke bërë tinguj të ndryshëm
• U përgjigjet tingujve dhe zhurmave duke kthyer kokën
• Mund të përtypë
• Mund të njohëmamanë, babanë dhe të afërm të tjerë
• Tregon mjaft interes për cfarë ndodh rreth tij
• Mund të vendosë lodra dhe sende në gojë
• Mund të pijë me filxhan ndihmuar nga një i rritur
• Mund të nisë konsumin e ushqimeve të ngurta
• Mund të belbëzojë e të lëshojë tinguj një rrokësh si “Da- Da”
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.