Skip to main content
7th-month

Zhvillimi muajin e 7-të

Muaji i shtatë...

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të shtatë:
•    Mund të hajë një biskotë vetë
•    Mund të bëjë tingullin prr (bën tingullin e ujit)
•    Mund të rrijë ulur pa ndihmë
•    Mund të rrotullohet vetë, para mbrapa
•    Mund të nisë të zvarritet
•    Mund të rrëmbejë e të tundë lodrat
•    Nis të kuptojë që është i pavarur
•    Mund të mbajë një lugë, por nuk mund ta përdorë
•    Njeh nevojat e tij dhe kupton që ka nevoja të ndryshme. Për shembull, mund të kujtojë kur është i uritur dhe kur ndihet vetem dhe të shprehet në mënyrë të tillë që të të ndihmojë të kuptosh pikërisht çfarë do
•    Mund të kthejë kokën kur i thërrasin me të njëjtin emër
•    Nuk mund të kuptojë kuptimin e fjalëve “jo”, “mos” dhe “rrezik”

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.