
Γεύμα
Qofte me perime për fëmijë
Qoftet janë një variant tjetër i mishit. Por kanë edhe një veçanti. Ato mund të jenë Kali i Trojës për prezantimin e perimeve në “kështjellën” e fëmijëve, pa u kuptuar fare nga ata. Përpiqu të shtosh mjaft perime dhe do të shohësh që ato do të jenë vakt i këndshëm për fëmijën. Perimet nuk do të duken ndërsa qoftet do të bëhen më të lëngshme.
Συστατικά
- 750 gramë mish i grirë
- 1 qepë e vogël e grirë
- 1lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
- 2 lugë gjelle drithëra
- 1 domate e vogël e grirë në rende
- 1 kungulleshkë e grirë në rende
- 1 karrotë e grirë në rende
- 1 vezë
- ¼ kupë vaj ulliri
- 1 lugë çaji uthull
- kripë dhe piper
Παρασκευή
- Grijini të gjitha perimet në rende dhe “shtrydhi” për të hequr lëngjet e tepërta, pastaj përzieji të gjithë përbërësit
- Punoji mirë, duke lagur duart rregullisht. Bëj 5-6 qofte. Mos i bëj të vogla. Edhe pse do të duan të piqen më gjatë, sa më të mëdha t’i bëni aq më të lëngshme do të bëhen
- Vendosi në frigorifer për 2 orë
- Piqi për 7-8 minuta nga secila anë
- Shërbeji me domate qershi dhe kastaveca ose gjethe sallatë jeshile