
Πρωινό
Kos me mollë
Kjo recetë kombinon kosin, një burim i mirë i kalciumit, me mollë të zier e cila ofron shumëllojshmëri vitaminash dhe shije të këndshme natyrale të ëmbël. Mund të përdoret në stadet e hershme të prezantimit të ushqimeve të ngurta tek bebja.
Συστατικά
- 1 mollë, e qëruar dhe e prerë
- ½ filxhan çaji me ujë
- 1 filxhan çaji me kos me yndyrna të plota
Παρασκευή
- Në një enë të vogël, vendosni mollën dhe ujin të ziejnë së bashku. Ziejeni për 10 minuta, derisa molla të bëhet shumë e butë.
- Shtypeni mollën ne blender dhe lëre të ftohet
- Në një tas përziej kosin me purenë e mollës