Skip to main content
2ος μήνα ανάπτυξης

Zhvillimi muajin e 2-të

Muaji i dytë…

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dytë:
•    Mund të fokusohet në fytyrën e prindërve dhe e vëren atë kur ata i flasin atij
•    Ka nevojë të ndihet i sigurtë, pra dikush të kujdeset për të
•    Shikon objekte që lëvizin në formë gjysmë rrathësh  në distance 75 cm larg fytyrës së tij
•    Të buzëqesh kur ti i buzëqesh
•    Reagon ndaj tingujve të fortë duke qarë, duke  lëvizur papritur ose duke qëndruar i qetë
•    Shprehet në mënyra të ndryshme, përveç të qarit psh gugat dhe lëshon britma
•    Mban kokën të qëndrueshme për kohë pak më të gjatë
•    Eksploron mundësitë e zërit të tij, lëshon zëra dhe bërtet
•    Mund të kuptojë që ju i flisni dhe lëshon tinguj në përgjigje, sikur po flet dhe ai
•    Lëviz këmbët me forcë
•    Zgjat dhe përkul gishtat, duart dhe këmbët, spontanisht pa i kontrolluar
•    Mund të dëgjojë zëra dhe tinguj dhe reagon duke bërë dhe ai të njëjtën gjë

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.