
Zhvillimi muajin e 2-të
Muaji i dytë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dytë:
• Mund të fokusohet në fytyrën e prindërve dhe e vëren atë kur ata i flasin atij
• Ka nevojë të ndihet i sigurtë, pra dikush të kujdeset për të
• Shikon objekte që lëvizin në formë gjysmë rrathësh në distance 75 cm larg fytyrës së tij
• Të buzëqesh kur ti i buzëqesh
• Reagon ndaj tingujve të fortë duke qarë, duke lëvizur papritur ose duke qëndruar i qetë
• Shprehet në mënyra të ndryshme, përveç të qarit psh gugat dhe lëshon britma
• Mban kokën të qëndrueshme për kohë pak më të gjatë
• Eksploron mundësitë e zërit të tij, lëshon zëra dhe bërtet
• Mund të kuptojë që ju i flisni dhe lëshon tinguj në përgjigje, sikur po flet dhe ai
• Lëviz këmbët me forcë
• Zgjat dhe përkul gishtat, duart dhe këmbët, spontanisht pa i kontrolluar
• Mund të dëgjojë zëra dhe tinguj dhe reagon duke bërë dhe ai të njëjtën gjë
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.