
Γεύμα
Spinaq me oriz
Përbërësi kryesor i kësaj gjelle është spinaqi, më i pëlqyeri për Papën. Është burimi i fuqisë së Papës. Spinaqi është perime jeshile, i pasur në kalcium, hekur, fibra natyrale dhe vitamina B e K kompleks. Kombinuar me orizin, është gjellë tradicionale ideale për një fëmijë pas vitit të parë, pasi është mësuar me vaktet si pjesa tjetër e familjes.
Συστατικά
- 1 kg spinaq
- ½ kupë oriz
- ½ kupë vaj ulliri
- 2 domate të qëruara
- 3 qepë të njoma të copëtuara
- 3 lugë gjelle kopër të grirë hollë
- Kripë, piper
Παρασκευή
- Pastro e laj mirë spinaqin. Preje në copa dhe kulloje
- Skuq pak qepën në vaj dhe shto spinaqin, domatet e grirë në rende dhe pak ujë dhe zieje për 10 minuta
- Shto koprën, kripën, piperin dhe orizin dhe zieji në zjarr të ngadaltë
- Nëse është e nevojshme, shto pak ujë derisa orizi të gatuhet dhe ka përthithur lëngun
- Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet për 10 minuta dhe shërbejeni