
Zhvillimi muajin e 8-të
Muaji i tetë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të tetë:
• Mund të zvarritet. Disa bebe nuk zvarriten por nisin menjëherë të ecin
• Mund të zgjasë dorën të arrijë një send që është larg tij
• Mund të mbajë peshën e trupit kur e mban në këmbë
• Mund te qëndrojë vetë për pak në pozicionin ulur
• Mund të kalojë lodrën nga njëra dorë në tjetrën
• Nis të njohë persona të njohur dhe është i ndjeshëm me të huajt
• Nis të ankohet kur nuk e shikon mamanë apo personin që kujdeset për të
• Shtrin duart për ty që ta marrësh në krahë
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.