
Zhvillimi muajin e 4-rt
Muaji i katërt…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të katërt:
• Qesh me zë
• Bërtet me gëzim
• Vëren çdo gjë që ndodh rreth tij, eksploron mjedisin dhe zbulon gjëra të reja që mund t’i bëjë më entuziazëm
• Duket se i pëlqen koha e banjës/ larjes dhe momentet kur i flisni
• Tregon gëzimin duke tundur këmbët dhe lëvizur duart dhe duke qeshur me zë të lartë
• I pëlqen shoqëria me njerëz
• Kur është përmbys, mund të çojë kokën në 90 gradë dhe e kthen atë majtas e djathtas
• Mund të shikojë objekte që lëvizin në formë gjysmë rrethi (180°), në distance prej 15 cm nga fytyra e tij
• Mund të qëndrojë mbi krahë dhe të çojë kraharorin, kur është në pozicionin përmbys
• Mund të zgjasë duart për të arritur sende
• Mund të marrë një lodër në duar
• Zbulon që këmbët dhe duart janë pjesë e tij dhe luan me gishtat
• Mund të mbajë në duar disa gjëra për pak kohë
• Lëshon shumë tinguj të shkurtër
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.