Skip to main content
7h_evdomada

Java 7

LE TË MATEMI

Madhësia e bebes: 4-5 mm

Ke arritur në javën e 7-të! Po ndihesh edhe më emocionale? Shumë gra qajnë gjatë kësaj periudhe kur shikojnë reklama me bebe, apo fëmijë të vegjël dhe qajnë edhe gjatë komedive. Nëse ndihesh që nuk ke shumë vëmendje nga parteri dhe miqtë tuaj, kjo nuk është (plotësisht) absurde, shumë gra shtatzana ndihen në këtë mënyrë.

Lajmi i madh këtë javë:

Thelbi i trurit është formuar. Duart dhe këmbët nisin të zhvillohen, pavarësisht se ato ngjajnë më tepër si rrema sesa si kofshë topolake që ti i ëndërron t’i përkëdhelësh e t’i puthësh. Teknikisht bebja jote konsiderohet ende si fetus dhe ka ende një bisht të vogël, i cili është zgjatim i kokiksit. Kjo do të zhduket në pak javë. Bebja është dyfishuar në madhësi nga java e kaluar. Nëse do të mund të shikojet brenda teje, do të shikoje rrudhën e qepallave dhe majën e hundës dhe venat e vogla poshtë lëkurës së hollë. Të dyja hemisferat e trurit të bebes po rriten. Mëlçia dhe pankreasi po hyjnë dalëngadalë në punë. Në kordën umbilikale, venat mund të shihen duke transportuar ushqyes për dhe nga trupi i vogël i bebes.

A E DINIT SE ?

Me ultrasound dokori do të bëjë ekzaminimin prenatal (nëse nuk e ke bërë ende) për të siguruar shtatzaninë në mitër dhe të përcaktojë moshën e fetusit? Hera e parë që shikoni beben tënde në ultrasound është eksperiencë shokuese! Përpiqu të shkosh gjithmonë tek doktori së bashku me partnerin, edhe pse keni… patur një zënkë. Bebja ka nevojë për dy prindër dhe burri duhet të kuptojë që ai do të bëhet baba për pak muaj. Ndihmoje, tregoji që ke nevojë për të dhe bëje të ndihet i nevojshëm.

Dhe mos harro që lodhja dhe përgjumja do të vijojnë. Mund të kesh problem me kapsllëkun, dispepsi dhe urth, dëshira për ushqime të caktuara ose mospëlqim për disa të tjera. Disa gra kanë pështymë të tepërt, dhimbje koke, marrje mendsh dhe urinim të shpeshtë. Por çfarë do të ndodhë pyet veten. Kështu do të jetë për rreth tridhjetë javët e ardhshme? Mos u mërzit. Lajmi i mirë është që shqetësimet e shumta që po ndien tani do të largohen në fund të tremujorit të parë. Lajmi i keq, sigurisht është që… të tjera shqetësime ju presin gjatë muajve në vijim!

Por a janë këto shqetësime kaq serioze krahasuar me mrekullinë që po ndodh brenda teje? Gjendrat e tua, ovaret, placenta dhe e gjithë “fabrika kimike” e sistemit tënd po punon jashtë orarit, ditë e natë për të mbrojtur ty dhe fëmijën tënd. Ostrogen dhe progesteroni, prodhimi i të cilave shtohet shumë gjatë shtatzanisë, ndihmojnë trupin tënd të përshtatet dhe përgjigjet ndaj kërkesave të shtatzanisë, duke zbutur muskujt dhe indet. Relaksina zbut kryesisht indet lidhës dhe kyçet e legenit për të mbajtur mitrën që rritet ditë pas dite. Prolaktina dhe oxytocina përgatisin gjokset e tua për ushqimin me gji. Oksitocina shkakton gjithashtu kontraksione të uterusit, të cilat do të sjellin lindjen. Por do të flasim më vonë për këtë!

Këshillë

Bë eksperimente në kuzhinë! Mjeku ju rekomandon dietë të shëndetshme, por nuk e ke idenë si mund të kombinosh ushqimet e ndryshme në mënyrë që të kesh një rezultat të shijshëm e të shëndetshëm? Mund të gjesh në internet ide të lehta e të zgjuara që… do të lehtësojnë jetën tënde! Dhe sigurisht mos harro që nëna jote përpiqej të të mësonte qysh fëmijë të haje bishtajoret dhe ushqime të tjera të dietës Mesdhetare. Është kjo një arsye për t’i hedhur një sy librit të vjetër të kuzhinës që kishte mamaja?
Javë të mbare… dhe argëtohu me recetat!

Burimi

http://www.paidorama.com