Skip to main content
10h_evdomada

Java 10

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  36 mm

Pesha e bebes: 10.5 gramë

Urime!… ke lënë pas ¼ e shtatzanisë!

Tani bebja ka përfunduar pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të tij. Ky është fillimi i të ashtuquajturës periudhë e fetusit, kohë kur indet dhe organet në trupin e bebes suaj rriten dhe maturohen shumë shpejt. Tani ai gëlltit lëngje madje dhe shkelmon. Organet vitale si veshkat, zorrët, truri dhe mëlçia janë krijuar dhe kanë nisur funksionimin, megjithëse ato do të vazhdojnë të rriten gjatë gjithë shtatzanisë. Tani mund të shohim detaje të vogla si thonjtë e vegjël të gishtave të dorës e të këmbës dhe pak qime që kanë nisur të rriten mbi  lëkurën e tij të butë. Mund të përthyejë gjymtyrët. Duart e vogla përthyhen tek kyçi dhe pastaj i drejton tek kraharori dhe këmbët e tij mund të jenë mjaft të gjata për tu përthyer përpara trupit. Gjithashtu tani mund të dallohet silueta e shpinës së tij. Balli i tij rritet përkohësisht shumë, bashkë me trurin në zhvillim.

A E DINIT SE?

Tek gjinekologu do të duhet të kryesh një ultrasound nga java e 10-të deri në të 12-ën për të përcaktuar transparencën e zverkut (skanimi NT) të fetusit? Eshtë vërtetuar që nëse trashësia nukale tejkalon vlerat normale, ka dyshim serioz për çregullime kromozomike. Më tej, bëhet vlerësimi i mureve të barkut. Nëse dyshohet për omfalocele, do të ketë riekzaminim pas 1-2 javësh dhe nëse ato vijojnë, mjeku do të vendosë se si do të vijosh me shtatzaninë.

Aktualisht duhet të sigurohesh të kesh dietë të pasur dhe përpiqu të shmangësh ushtrimet në jetën tënde të përditshme. Ky nuk është problem i madh, përkundrazi! Pas kësaj trupi nuk punon për ty tani, por kryesisht për fëmijën tënd. Këtë nuk duhet ta harrosh kurrë… je në një stad që fatkeqësisht jo të gjitha gratë kanë privilegjin ta shijojnë. Ti pret fëmijën tënd! Ku është problemi në marrjen (dhe në të vërtetë duhet të merrni) e ca kilogramëve më tepër? Gjëja më e keqe që mund të të ndodhë është të shkosh për të bërë pazar! Nuk duket dhe kaq keq apo jo?  Përgjithësisht bli fustane elastike, zgjidh rroba me bel elastik që duhet të jenë poshtë barkut dhe të japin komfortin e nevojshëm. Tani për ushtrimet që folëm pak më parë, mos mendo se duhet të bësh gjëra të lodhshme. Pak ecje ose not janë zgjidhje të mira dhe përveç fitnesit, do t’ju ofrojnë ndjesinë e mirëqenies që dëshiron. Kujdes: do të ishte më mirë të shmangësh çdo pishinë që nuk e njeh, pasi ka shumë mundësi që bakteriet të të shoqërojnë gjatë notit. Tani nuk është koha për infeksione urinare, as për infeksione vaginale…

Këshillë

Është koha të blesh të brendshme! Hidh një sy nëpër revistat për gratë shtatzana, por edhe në internet. Ka shumë gjëra në treg dhe veshje interesante, pikërisht ato që po kërkonit! Gjoksi yt është rritur me një deri dy masa, kështu që të duhen patjetër recipeta (pambuku) për të mbajtur trupin drejt, pasi që tani mund të ndihesh si e fryrë dhe të kesh dhe disa dhembje të vogla në gjoks. Kërko për të brendshme shtatzanie për mbështetje e komfort. Nuk mund ta imagjinosh sa rehat do të ndihesh!
Javë të mbarë… Dhe shijo pazarin!

Burimi

https://www.paidorama.com/