Skip to main content
6th-week

Java 6-të

LE TË MATEMI

Madhësia e bebes: 2-4 mm

Mund të jesh në javën e 6-të shtatzanisë, por bebja është tashmë fetus 1 muajsh! Jemi një muaj pas ditës së konceptimit dhe kanë ndodhur kaq shumë. Ja të shohim:

Zhvillime të mëdha kanë ndodhur gjatë kësaj jave. Hunda, goja dhe veshët e bebes kanë nisur të formohen. Nëse do të shikonje brenda mitrës, do të shikojet një kokë të madhe me pika të errëta, aty do të formohen sytë dhe vrimat e hundës së bebes. Veshët e tij të vegjël janë si 2 zgavra të vogla në anët e kokës, duart dhe këmbët e tij duken si gonxhe lulesh. Zorrët janë zhvilluar dhe indi që do të formojë mushkëritë sapo është shfaqur. Gjendra e hipofizës është formuar së bashku me pjesën tjetër të trurit, muskujt dhe kockat  më herët.

A E DINIT SE?

Ndryshimet e humorit që po përjeton janë rezultat i hormoneve të tepërta për shkak të shtatzanisë? Një ditë mund të jesh e gëzuar dhe do të jesh me shumë njerëz ndërsa ditën tjetër mund të mos duash të shikosh asnjeri! Mund të ndihesh me personalitet të ndarë, por është normale, mos u mërzit. Jeta jote do të ndryshojë gjithsesi, kështu nis përgatitjet për të përqafuar këto ndryshime!

Nëse ke një apo më shumë fëmijë duhet të nisësh përgatitjen e tyre për beben e re që po vjen. Nëse fëmija është shumë i vogël, ai mund vetëm të kuptojë që një bebe po lind, kur shikon barkun tënd të bëhet tejet i madh, ose kur ti të sjellësh beben në shtëpi! Nëse fëmija kupton më mirë, duhet të zgjedhësh  momentin më të mirë për t’i thënë vogëlushit tënd që je shtatzanë. Nis të lexosh libra mbi bebet dhe vëllezërit apo motrat dhe pastaj tregoja me fjalë të thjeshta: “një ditë edhe ti mund të kesh një vëlla ose motër të vogël” ose “në këtë moment po rritet në barkun e mamit një bebe. Kështu në pranverë edhe ti do të kesh një vëlla ose motër të vogël”.

Ki parasysh që fëmijët e vegjël nuk e kanë shumë sensin e kohës. Mos u çudit nëse ti po flet për beben e vogël, ai mund të të tregojë sa mirë hidhet nga krevati! Është interesante, por duhet më shumë kohë për të kuptuar çfarë po ndodh me të vërtetë.
Dëgjo idetë e tij dhe lëre fëmijën të shprehë ndjenjat e tij kundrejt teje dhe të rejave që ti i keni dhënë dhe pastaj përmbylle me një pyetje të ëmbël: …“do më përqafosh foooort?” Dëgjo idetë e tij dhe bëje  të kuptojë që e dashuron dhe e pranon atë pavarësisht nga ajo që ai ndjen.

Këshillë

Lejo partnerin tënd të bëhet pjesë e lojës për dhënien e lajmit fëmijës suaj më të rritur! Ai mund të dëshirojë të marrë pjesë por të mos dijë se si, kështu ai ka nevojë për ndihmën tënde për të luajtur “rolin”. Tani është koha që babai dhe fëmija i madh të lidhen më shumë, të ndërtojnë marrëdhënien e tyre unike (nëse nuk e kanë bërë akoma) me zakonet e tyre të pëlqyera dhe kohën e lojës. Natyra e përgatit një grua të bëhet nënë përgjatë 9 muajve. Një grua pastaj duhet të ndihmojë partnerin e saj që të bëhet baba. Kërkoni ndihmën e tij me dashuri e delikatesë. Sepse shtatzania është… çështje e familjes (edhe pse ka bark të madh që duket si Obelix!).

Javë të këndshme… dhe argëtohu me dhënien e lajmit!

Burimi

http://www.paidorama.com