
Java 13
LE TË MATEMI!
Madhësia e bebes: 65-78 mm
Pesha e bebes: 13-20 gramë
Këtë javë shiko për… Shenjat e gishtave të bebit! Do t’i gjeni të formuara në doçkat e vogla të bebes. Venat e organet e tij duken më qartë përmes lëkurës së tij të hollë dhe trupi ka nisur të mbulojë diferencën me kokën, e cila është vetëm 1/3 e madhësisë së trupit. Nëse është vajzë, do të ketë më shumë se 2 milionë vezë në ovaret e saj!
A E DINIT SE?
…gjoksi yt mund të ketë nisur të prodhojë kulloshtër, një lëng i pasur me ushqyes që ushqen beben gjatë ditëve të para pas lindjes, përpara se qumështi nis të rrjedhë ashtu siç duhet? Edhe pse duhen disa muaj deri në lindje, trupi yt ka hyrë në process duke përgatitur gjoksin të ushqejë beben!
Kujdes me dietën dhe informo mjekun për kilogramët që merr. Ai është personi që do të të thotë sa e kujdesshme të jesh… apo nëse ka vend për ca llastime më shumë! Sidoqoftë proteinat, hekuri dhe kalciumi nuk duhet të mungojnë nga dieta jote e përditshme, pasi ato janë tre musketierët e dietës tënde në këtë periudhë.
Proteinat: synimi është 71 gramë në ditë. Do ta gjesh në mish jo të dhjamosur, vezë dhe arrë, bizele dhe produkte soje. Tre racione në ditë është mjaftueshëm.
Hekuri: synimi është 27 miligramë në ditë. Do ta gjesh në mishin e kuq. Nëse je vegjetarine apo ke intolerancë ndaj mishit, mund të marrësh hekur nga zarzavatet si spinaqi apo dhe bishtajoret siç janë thierrzat.
Kalciumi: synimi është 1000mg calcium në ditë. Do ta gjesh në produktet e bulmetit. 4 racione në ditë përbëjnë sasi të mjaftueshme.
Nëse nuk e dini ende për 2-3 ditë nga tani, është koha për të mësuar seksin e fëmijës! Mbani në mend, sigurisht që do ta mësoni nëse bebi merr pozicion që do t’ju lejojë të shikoni! Duhet t’ju lejojë të shikoni gjenitalet. Pa të shohim sa i turpshëm do të jetë përpara mjekut?
Shumë gra si ju, duan ta mësojnë shpejt, ndërsa të tjerat preferojnë të presin. Gjëja më e mirë kur e merr vesh shpejt është që të jep kohë të përgatitesh mendërisht për emrin e bebes, rrobat dhe dhomën, por të përgatisësh dhe të afërmit dhe fëmijët e tjerë (nëse keni aktualisht fëmijë të tjerë) nëse do të presin një vajzë apo djalë të vogël t’i shoqërojë! Nëse i përkisni kategorisë së dytë dhe preferoni të prisni deri në lindje, thjesht informo doktorin më parë, pasi seksi i bebes është i dallueshëm në një ultrasound të thjeshtë! Ai nuk duhet t’ju prishë surprizën…
Vërtet, si është partneri yt? Si po e përjeton të gjithë procesin? Mos e neglizho, edhe pse je ti ajo që kalon gjithë këto, edhe ai është në ankth që çdo gjë të shkojë mirë. Për më tepër kjo mund të jetë periudha më e mirë në çift!
Këshillë
Dhe si do të jetë emri i tij ose i saj??? Bëni një listë me emra të mundshëm të bebes. Filloni me 10 emrat që ju pëlqejnë më shumë për fëmijën tuaj vajzë apo djalë. Kërkoji partnerit të bëjë të njëjtën gjë. Mund të marrësh një listë dhe të shënosh në krah të gjithë emrat që të pëlqejnë. Vendos ca rregulla nëse do, për emrat që përjashtohen nga lista, bazuar në eksperiencën tënde. Cilët janë emrat që ju të dy do të veçonit? Keni arritur ne dy apo tre emra dhe tani duket pak më e lehtë?
Javë të mbarë… Dhe frymëzim të këndshëm!
Burimi
https://www.paidorama.com/