
Πρωινό
Kos i ngrirë me fruta
Ëmbëlsirat janë të dashura për të gjitha moshat. Qofshin si ëmbëlsirë apo si snack, kjo recetë mund të jetë një zgjidhje për nepsin, ndërsa ofrojnë vlera ushqyese. Qumështi dhe kosi do të plotësojnë nevojat për kalcium, ndërsa frutat ofrojnë një sasi të konsiderueshme të mikroushqyesve dhe veçanërisht të vitaminave të tretshme në ujë.
Συστατικά
- 1 kupë babane të prera feta
- ¾ kupë mango ose frut tjetër sipas dëshirës, të qëruar e të prerë në copa
- 1/3 kupë lëng portokalli
- 3 lugë gjelle lëng limoni ose lime
- 1 ½ kupë me qumësht
- ¾ kupë sheqer
- 500g kos
Παρασκευή
- Vendos frutat dhe lëngun e portokallit e të limonit në një mikser dhe përzieji mirë
- Hidhe përzierjen në një tas dhe përziejini me sheqerin, qumështin dhe kosin
- Ndajeni përzierjen në tasa të vegjël me kapak (mundësisht) dhe vendosini në ngrirje për 1-2 orë
- Shijojini!