Skip to main content
31h_evdomada

Java 31

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  40 cm

Pesha e bebes: 1.6 kilogramë

Po i afrohesh shumë e më shumë ditës së lindjes! Koha fluturon, apo jo? Sa më shumë i afrohesh ditës së dëshiruar, aq më shumë do të ndiesh nevojat e trupit tënd dhe të bebes. Bebi mund të të ndiejë më shumë! Tani ai mund të kthejë kokën majtas e djathtas, mund të lëvizë duart dhe trupin, tani është dhe më i rrumbullakosur. Gjuan me shkelma, grushta, ti merr pak nga të gjitha gjatë gjithë ditës e natës! Rrotullohet (një shenjë shëndeti) dhe mund të zgjojë dhe nga gjumi, por s’ka gjë ia vlen apo jo?

A E DINIT SE?

…Disa kontraksione që ti ndien në stomak kanë një emër? Në të vërtetë po! Ato quhen kontraksionet Braxton Hicks dhe janë shumë normale! Këto janë kontraksione  që tani e tutje, ato zgjasin 30 sekonda deri në 1 minutë dhe nuk shkaktojnë dhimbje! Ato janë shpesh rezultat i lëvizjes së shpeshtë të bebes ose ndodhin pas marrëdhënieve seksuale ose dhe nëse fshikëza e urinës është plot. Këto kontraksione të veçanta nuk janë ritmike dhe nuk shpeshtohen në frekuencë. Mbaje mend këtë! Shpesh ato ngatërrohen me shenjat e lindjes së parakohshme, por kjo nuk është e vërtetë. Mos të të zerë paniku, vetëm nëse vë re që kontraksionet rriten dhe bëhen më të forta. Në këtë rast mos hezito të informosh mjekun menjëherë.

Gjatë kësaj periudhe mund të vësh re gjithashtu… pak lëng që del nga gjoksi. Është një substancë si krem e quajtur kolostrum dhe ndryshon nga qumështi i maturuar i gjirit (që do të kesh pas lindjes) si në formë dhe në përbërje. Kolostrum është ushqimi i parë ideal për beben pasi është i pasur me antitrupa që rritin mbrojtjen e sistemit të bebes dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Shpesh keqkuptohet nga nënat që mendojnë se është qumështi që do t’i japin më vonë fëmijës ai që ndihmon në imunitetin e bebes dhe frikësohen pasi është pak i hollë. Mos u shqetëso është fiks çfarë i duhet bebes tënde! Kolostrumi mund të njollosë sytjenat apo dhe rrobat, kështu që ble disa peceta për gjirin dhe vendosi në pjesën e brendshme të sytjenave për të përthithur sasitë e lëngjeve.  
Ke binjakë? Të admirojmë dhe të përgëzojmë! Në një shtatzani me binjakë intensiteti i simptomave pothuaj dyfishohet. Përzierjet e të vjellat, dhimbja e shpinës, urinimi i shpeshtë, kapsllëku, enjtja e ekstremiteteve të poshtme, marrje e madhe e peshës (në të vërtetë është dyfish), lodhja, këputja etj bëhen më të forta. Të dy embrionet janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ( në çdo gjë), pasi ata ndajnë të njëjtën hapësirë. Prandaj duhet të jesh dyfish më e kujdesshme gjatë shtatzanisë dhe nëse vëren diçka që nuk është siç duhet të jetë, konsultohu menjëherë me mjekun. Por le të shohim anën pozitive… një dhuratë e dyfishtë për prindërit  dhe sigurisht gëzim i dyfishtë në fund!

Këshillë

Po është koha të kujdesesh për dhomën e bebes tënde! Kur të hysh për herë të parë në dhomë, ti do që çdo gjë të jetë e pastër dhe rregullt. Prandaj tani laj rrobat e tij, format, pizhamat, çorapet. Mund të lash edhe peshqirat dhe çarçafët për krevatin e bebes. Vendos paisjet e pastrimit dhe pelenat në një sirtar të veçantë. Hiqi tekstilet që mund të shkaktojnë ndjeshmëri në lëkurën e bebes ose që mund të përmbajnë kimikate të rrezikshme. Higjenizo zonën dhe sigurisht var lodrat!

Javë të mbarë… dhe shijo pastrimin!

Burimi

https://www.paidorama.com/