
Java 24
LE TË MATEMI!
Madhësia e bebes: 29 cm
Pesha e bebes: 540 gramë
Ke arritur me sukses ne javën e 24-rt! Por edhe pjesa e sipërme e mitrës ka arritur tek kërthiza dhe ka tani madhësinë e një topi futbolli. Bebi është ende shumë i hollë, por shumë shpejt do të nisë “të shëndoshet”! Truri i tij rritet shpejt dhe kështu edhe ndjesia e shijes. Mushkëritë zhvillojnë “degët” e “pemës” së frymëmarrjes si dhe qeliza të cilat prodhojnë substancat e nevojshme për të ndihmuar frymëmarrjen normale kur të vijë në jetë. Zemra e tij po rreh... dhe e jotja gjithashtu; ajo po rreh jashtë orarit.
A E DINIT SE?
…mes javës së 24-rt dhe asaj të 28-të duhet të bëni një test glukoze dmth prove shqyrtimi të glukozës (të ashtuquajturën GTC), e cila gjen nëse gruaja shtatzanë ka diabet gestational? Ky lloj diabeti interpretohet si gjendje e nivelit të lartë të sheqerit në gjak gjatë shtatzanisë. Në rast të diabetit gestational, rreziku i komplikacioneve gjatë lindjes, si nivele të ulëta të sheqerit në gjak menjëherë pas lindjes, është shumë i lartë dhe duhet të informohesh nga mjeku për mënyrën e duhur të lindjes për sigurinë tënde.
Disa gra ankohen gjatë kësaj periudhe për të ashtuquajturën “ndjesi djegieje” në stomak. Për shkak të hormoneve të shtatzanisë, fibrat e muskujve relaksohen ashtu siç fatkeqësisht bëjnë dhe fibrat e muskujve unazorë mes ezofagut dhe stomakut. Kështu lëngjet gastrike mund të hyjnë në esofag duke shkaktuar këtë simptomë të bezdisshme. Trajtimi i saj përfshin mjekim antacid nga mjeku juaj dhe sigurisht, çfarë ne përsëritim gjatë gjithë kësaj jave, një dietë e shëndetshme!
Studime ndërkombëtare kanë treguar se mbi 12% e fëmijëve janë lindur premature dmth para javës së 37-të. Përafërsisht ¼ e këtyre lindjeve ndodhin qëllimisht, çka do të thotë që ekipi mjekësor vendosi të provokojë lindjen ose të shkojë në prerje cezariane për shkak të gjëndjeve serioze mjekësore që kanë lindur siç është preeclampsia ose për shkak se fëmija ka ndaluar rritjen.
Nëse vë re që diçka nuk shkon, fol me mjekun menjëherë. Disa simptoma që mund të të shqetësojnë nëse nuk ke bërë 37 javë janë: enjtja rreth syve, enjtja e këmbëve dhe duarve, vjelljet, dhimbje e vazhdueshme koke, shqetësime në të shikuar ( përfshi pamje të shformuara, pamje të dyfishta apo nëse shikoni pika si llampa ndricuese, ndjeshmëri në humbjen e lehtë e të përkohshme të shikimit), rritje të mukusit vaginal, njolla të vogla gjaku dhe sigurisht rrjedhje, dhimbje barku, dhimbje si të menstruacioneve, rrjedhje të lëngut amniotic, më shumë se katër kontraksione në orë ose presion i rritur në zonën e pelvisit me ndjesi sikur bebi po shtyhet poshtë.
Këto simptoma janë shumë serioze dhe duhet të shkosh menjëherë në spital, ndërsa informo mjekun dhe maminë. Bebet prematurë mes javëve 34 e 37 shkojnë shumë mirë! Nuk mund të ketë parashikime, thjesht mbaj një dietë të shëndetshme, shmang pirjen e duhanit dhe alkoolin, shlodhu, bëj të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme dhe ndiq me rigorozitet këshillat e mjekut.
Këshillë
Çfarë punësh ju shkojnë më shumë? Tani është kohë e mirë të kërkosh e të zgjedhësh punën që mund të përshtatet më shumë me karakterin tënd, trupin por edhe me shtatzaninë. Do të bësh lindje natyrale dhe babai të jetë prezent gjithashtu? Apo me epidural? Apo me prerje cezariane? Në ujë ndoshta? Informohu për klinikat private dhe obstetrike si dhe avantazhet dhe disavantazhet e secilës metodë dhe pyet mjekun tënd rreth kësaj.
Javë të mbare… dhe argëtohu me kërkime!
Burimi
http://www.paidorama.com