Skip to main content
16h_evdomada

Java 16

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 104-116 mm

Pesha e bebes: 80 gramë

16 javë në të cilat nuk ke qenë vetëm… me trupin tënd! Dhe do të mësosh një sekret? Nuk do të jesh asnjëherë vetëm; edhe pasi të lindësh, një kordon umbilikal i padukshëm do të të “lidhë” me fëmijën tënd… përgjithmonë!

Këmbët e tij janë më të zhvilluara dhe koka qëndron më drejt se më parë. Thonjtë kanë nisur t’i rriten si dhe kafka e kokës. Gjithashtu veshët janë shumë afër pozicionit të tyre përfundimtar, zemra e tij e vogël tani pompon 25 litra gjak çdo ditë dhe kjo do të rritet ndërsa bebja rritet. Pjesa e sipërme e mitrës është në mes të kockës pubike dhe kërthizës dhe tendinat rreth saj e mbështesin të shëndoshet e të zgjerohet ndërkohë që rritet.

A E DINIT SE?

…mes javës së 16-të dhe asaj të 18-të duhet të bësh dhe një analizë tjetër, të quajtur Testi A? Kjo ka të bëjë me matjen e niveleve të tre hormoneve në gjak dhe e kombinuar me ekzaminimin e ekos të fetusit. Si rezultat do të marrësh një analizë satistikore që tregon nëse ka rrezik që bebi të vuajë nga ndonjë syndrome, si sindroma Down e cila vjen si rezultat i çrregullimeve kromozomike. Rreziku rritet me moshën e grave shtatzana dhe në këtë rast mjeku mund të rekomandojë edhe kryerjen e amniocentezës.

Të ndjerit e lëvizjeve të bebes në barkun tënd tani janë bërë të forta. Disa gra e përshkruajnë si flutura në fluturim apo edhe flluska uji! Disa të tjera nuk i ndiejnë të forta lëvizjet deri në javën e 18-të, kështu që nëse i përket kësaj kategorie, mos u shqetëso. Çdo bebe ka personalitetin e vet! Ndje lëvizjet e tij çdo ditë; është provë e shëndetit! Nëse vë re lëvizje të reduktuara (apo dhe më keq, s’ka fare lëvizje), takoni mjekun për një kontroll të shpejtë. Në tremujorin e tretë, goditjet do të maten një nga një, por tani mësohu me goditje të lehta…

Mundësia për dështim është ulur ndjeshëm, por ki kujdes në rast se ke temperaturë të lartë, të vjella apo ke dhimbje mesi apo shkarkime të mëdha vaginale ose nëse ndien më shumë se 4-5 kontraksione të mitrës në një orë, telefono menjëherë mjekun!
Pesha jote rritet me ngadalë, por mos u josh  të reduktosh ushqimin me frikën se do të marrësh peshë. Konsultohu me mjekun për rritjen në peshë dhe ndiq këshillat e tij… në mënyrë që dhe ti dhe bebi të ndiheni mirë!

Nis ditën me mëngjes të ushqyeshëm që përfshin proteinat e duhura, karbohidrate komplekse dhe fibra. Përfshini perime, drithëra të plota dhe fara, mish pa dhjamë dhe shumë produkte bulmeti në rutinën tuaj dhe shmangni ushqimet e përpunuara dhe snak të ambalazhuara sa më shumë të mundeni (e di që është e vështirë). Mund të surprizohesh me shijen e kosit të ngrirë ose të frutave me qumësht (milkshake)! Dhe ujë, shumë ujë!

Këshillë

Po sikur të shkuaje letrën e parë për të shtrenjtin tënd? Një letër nga mami për beben… fjalë, mendime dhe ndjenja për t’i lexuar në vitet që do të vijnë (në të ardhmen e largët). Ndiq zemrën dhe instiktin tënd dhe merr frymëzim nga figura tënde me bebin në krahë! Përshkruaj ëndrrat e tua, shpresat e tua, planet për të. Nëse nuk e ke të lehtë të shprehësh ndjenjat e tua me fjalë, bëje me figura! Prit dhe ngjit fotografi nga revistat për prindërit e rinj dhe bëj kolazhin personal për vete dhe beben tënde!

Javë të mbarë… dhe shijo të shkruarit!

Burimi

http://www.paidorama.com