
Mëso për llojin e Diabetit Mellitus (Diabeti i të miturve)
Nëse fëmija yt është diagnostifikuar së fundmi me Diabet Mellitus, sigurisht që do të ndiheni sikur po ju lëviz toka nën këmbë! Gjithsesi duhet ta dini se Diabeti Mellitus nuk është gjendje e rrallë. Ai prek një numër të konsiderueshëm fëmijësh që mund të trajtohen efektivisht.
Çfarë është diabeti i të miturve?
Pamundësia e trupit të njeriut për të rregulluar glukozën në gjak quhet Diabeti Mellitus. Nivelet e glukozës në gjak variojnë nga 80-110 mg/ dl. Pas një vakti, niveli i glukozës rritet dhe përmes qelizave beta në pankreas trupi prodhon insulinë, e cila rregullon nivelet e glukozës në gjak në nivelet normale. Në situatat patologjike, rastet klasifikohen në tipin 1, kur trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme insuline dhe Tipi 2 kur trupi prodhon insulinë, por veprimi i saj rezistohet. Në rastin e fëmijëve, fenomeni më i shpeshtë është shfaqja e diabetit mellitus Tipi 1 ose diabeti i të miturve, siç quhet dhe ndryshe. Kjo gjendje karakterizohet nga aftësia e reduktuar e trupit për të prodhuar insulinë në pankreas.
Shenjat dhe simptomat e dibetit të të miturve
Diabeti shkaktohet nga predispozicion gjenetik. Ai shkaktohet nga një gen i trashëguar nga fëmijët, i cili manifestohet në një stad të jetës. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni viral dhe nuk është për shkak të dietës së fëmijës apo konsumit të ëmbëlsirave. Sigurisht që disa faktorë siç janë mjedisi apo egzistenca e obezitetit mund ta përshpejtojnë, por nuk është për shkak të tyre. Në fakt, proceset biologjike dhe antitrupat në gjakun e fëmijës që veprojnë kundër qelizave të pankreasit, kanë nisur shumë më herët sesa shfaqja e sëmundjes.
Është e rëndësishme që çdokush njeh simptomat e Diabetit të të miturve ose diabetit tip 1, për të patur mundësi të parandalojnë sa më herët të jetë e mundur diabetin koma. Simptomat janë:
• Etje e rritur dhe urinim i shpeshtë
• Uri e shpeshtë dhe e tepërt
• Humbje në peshë
• Lodhje
• Irritim dhe sjellje e pazakontë
• Pamje e dëmtuar (shikim jo i qartë)
• Për vajzat infeksion i shpeshtë genital
Cili është trajtimi i diabetit të të miturve
Fatkeqësisht Tipi 1 i diabetit Mellitus është ende i pakurueshëm. Por mund të trajtohet efektivisht duke përdorur sasi të duhura të insulinës kombinuar me dietën e duhur. Procesi kërkon që prindërit dhe fëmijët të jenë të trainiuar mirë, në mënyrë që të dinë në detaje si të ushqehen fëmijët. Mos mendo se fëmija nuk do të jetë në gjendje të konsumojë një ëmbëlsirë apo ndonjë ushqim tjetër të pasur në karbohidrate. Thjesht ju duhet të mësoni të numëroni gramët e karbohidrateve dhe të rregulloni dozën e insulinës. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për ushqimet snack që mund të konsumohen në një festë, apo dhe për frutat që gjithashtu përmbajnë karbohidrate. Pa dyshim që trajtimi i diabetit tek fëmijët është një sfidë, përderisa fëmija nuk mund të kuptojë lehtë nevojën për matjen e nivelit të glukozës në gjak apo marrjen e insulinës. Kështu në praktikë fëmijët mund të jenë të irrituar, të kenë frikë apo të jenë dhe më pak bashkëpunues. Kështu sfida e parë është të arrijmë bashkëpunimin e fëmijës dhe pastaj trajtimi bëhet më i lehtë.
Së fundmi një parameter I rëndësishëm në trajtimin e përgjithshëm të situates është qëndrimi I familjes. Familja duhet të bëje zgjedhjen e ushqimit dhe mënyra e re e të jetuarit do të duket më e lehtë për fëmijën, ndërkohë që të gjithë pjesëtarët e familjes do të përfitojnë. Është e rëndësishme të krijoni zakone të shëndetshme të të ushqyerit me vakte të rregullta, zgjedhjet e duhura të ushqimit e përbërësve të tyre dhe të kenë aktivitete të përbashkëta që përfshijnë ushtrimet fizike.
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.