Skip to main content
Λύστε το αίνιγμα των λαχανικών

Zgjidhni gjeagjëzën e perimeve

Prezantimi i perimeve në dietën ditore të fëmijëve është tejet i rëndësishëm. Udhëzimet e të gjitha instancave zyrtare janë strikte kur bëhet fjalë për konsumin e tre porcioneve perime në ditë; po edhe po aq i fortë është dhe refuzimi i fëmijëve për të mos i ngrënë ato. Shumë studime tregojnë se shtimi i perimeve në dietën ditore të fëmijëve lejon kontrollin më të mire të peshës, funksion më të mirë të sistemit gastrointestinal dhe reduktimin e sëmundjeve kronike më vonë në jetë.

Për rezultate më të mira në misionin tuaj të vështirë, përpiqu të luani zgjuar. Mos përfundo në konflikte, nis duke dhënë shembullin e “mirë”. Fëmijët përpiqen të imitojnë prindërit e tyre. Kështu përpiqu të hani perimet dhe tregoni kënaqësi. Zgjidhni perime që ju në të vërtetë i doni dhe i shijoni. Mos hezito të përdorësh një salcë për të bërë sallatën edhe më interesante. Gjithashtu përpiqu të mos e shtroni kurrë tavolinën familjare pa një sallatë të stinës.

Më shumë sugjerime  për tu patur parasysh në nisjen e kësaj përpjekjeje renditen më poshtë:
•    Kurrë mos e detyroni fëmijën të hajë ushqimin dhe shmangni krijimin e konflikteve gjatë vakteve.
•    Kushtojini vëmendje të veçantë pamjes së ushqimit të fëmijës. Zakonisht  fëmijët pëlqejnë ushqime më ngjyra të forta, kështu sigurohu që ushqimi është plot ngjyra dhe ka varietet, psh oriz me përzierje perimesh.
•    Ndonjëherë perimet kanë nevojë për përgatitje të veçantë, siç janë grirja e imët në rende dhe përzierja në ushqim në mënyrë që fëmija do t’i hajë dhe të mësohet me shijen pa i parë perimet ( psh spec i grirë, domate ose kungulleshkë në tenxhere ose në salcë për makarona, në pica të bëra vetë ose në mish të grirë për makarona).
•    Përpiquni tu jepni fëmijëve jo vetëm perime të gatuara dhe të buta, por edhe perime të freskëta krokante (kastravec dhe karrota) të cilat mund të kombinohen me kos ose salcë kosi. Mund të bëni sandwich me djath duke shtuar domate dhe sallatë jeshile.
•    Inkurajoni fëmijët të marrin vetë frutat dhe perimet që do të duan të hanë dhe blejini ato bashkë në dyqan. Mënyra më e mirë për fëmijën të mësojë një sjellje është përmes një loje.
•    Me  perime mund të formoni një buzëqeshje ose një pemë në anë të gjellës. Për më tepër, fëmijët mund të bëjnë ylber me ngjyrat e perimeve (të kuqe, portokalli, jeshile)  që mund t’i hanë gjatë ditës.
•    Sa herë që fëmija ha perime, mund ta shpërbleni me stikera.
•    Lërini fëmijët t’ju ndihmojnë të gatuani, përsa është e sigurt dhe lejojini të zgjedhin vetë perimet që do të vendosin në pjatën e tyre.
•    Lëngjet e freska mund të përmbajnë përveç frutave edhe sasi të vogla perimesh siç është lëng portokalli me pak karrotë.
•    Mund të provoni receta të reja, si patate në furrë me perime të copëtuara, mish më perime në vend të patateve, brokoli ose spinaq në furrë me djath të grirë.

Si përfundim, inkurajoni fëmijën të konsumojë frutat dhe perimet duke përdorur teknikat e imitimit dhe shpërblimit. Varet nga prindërit për t’ju siguruar shëndet të mirë dhe sjelljen e duhur të fëmijëve me ushqimin, duke futur perimet në sasi të mjaftueshme dhe varietet në dietën ditore të fëmijës. 


Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.