
Kur është koha për ëmbëlsira
Për fëmijët ngrënia e ëmbëlsirave është pjesë e dietës së tyre. Është kënaqësi, e cila nëse ndalohet, mund të bëhet dhe më e fortë. Sidoqoftë duhet të mbani parasysh që ato janë trajtime të ëmbla dhe për këtë arsye sasia e tyre duhet të kontrollohet. Para se të arrihet kjo pikë, së pari ne duhet të vlerësojmë veten dhe shembullin që ne vendosim.
Mos harroni që kur kemi një fëmijë në shtëpi në bëhemi shembulli i tyre. Kështu që na duhet të vlerësojmë qëndrimin e Mamit dhe të Babit, në mënyrë që ajo që thoni të merret seriozisht kur jepni këshilla.
Pastaj duhet të vlerësojmë stimulin që ka fëmija. Kështu duhet të kontrollojmë dollapet dhe frigoriferin për ndonjë ëmbëlsirë. Nëse ka disa, jini të sigurt që janë ëmbëlsirat që thërrasin fëmijën tënd dhe jo e kundërta. Reduktoni stimulin dhe mbushni dollapet me ushqime që duhet t’i konsumojë shpesh fëmija juaj. Truri i fëmijës nuk mund të kuptojë që ju mund të keni ëmbëlsira në dollap dhe të mos i hanë ato. Për të qenë të sinqertë edhe truri ynë nuk e percepton një gjë të tillë!
Së fundmi pas diskutimit dhe justifikimit me fëmijën tënd, ju duhet të vendosni shpeshtësinë e ngrënies dhe llojin e ësmbëlsirave. Preferoni ëmbëlsira siç janë Tahini Hallvë apo akullore që mund të kontribuojnë në ushqimin e fëmijës. Një copë Tahini halve mund të plotësojë dietën e fëmijës me kalcium, hekur, magnez dhe acide yndyrore omega- 3. Shpeshtësia duhet të varet edhe nga sasia. Konsumi ditor konsiderohet si k papërshtatshëm pasi krijon zakon të fortë, por deri në 3 herë në javë mund të jetë mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e fëmijës, pa sfiduar dietën e tij lidhur me cilësinë ose kaloritë.
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.