
Java e 5-të
LE TË MATEMI
Madhësia e bebes: 1.25 mm
E ke kuptuar që je shtatzanë apo akoma jo? Sepse në brendësi të mitrës tënde fetusi rritet me shpejtësi marramendëse! Tani ai përbëhet nga tre shtresa: ektodermi, mesodermi dhe endodermi të cilat më vonë do të krijojnë të gjitha organet dhe indet. Tubi neural prej të cilit do të rritet truri, palca e shtylla kurrizore dhe nervat, nis të rritet në pjesën e sipërme (ektoderme). Nga kjo do të zhvillohet lëkura, flokët, thonjtë, gjendrat e qumështit dhe ato të djersës si dhe smalti i dhëmbëve. Sistemi vaskular dhe ai i qarkullimit nisin të krijohen në shtresën e mesme (mesoderm). Këtë javë, zemra e tij e vogël nis të ndahet në dhoma, rreh dhe pompon gjak. Mesodermi do të formojë muskujt e bebit, kërcet, kockat dhe indet e nënlëkurës. Shtresa e tretë (endodermi) do të presë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimetar të urinimit, mëlçinë, pankreasin dhe tiroidet. Ndërkohë placenta dhe kordoni umbilikal po “punojnë” ethshëm për t’i dhënë ushqim fëmijës!
A E DINIT SE?
...ti ndien përzierje për shak të gonatropinës që prodhon placenta? Shumica e grave gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë vuajnë nga përzierjet, një shije meli në gojë, pështymë e tepërt dhe shqetësime të tjera të vogla. Ajo që mund të bësh për të reduktuar këto simptoma nuk është të lësh stomakun të zbrazur për orë të gjata, por të konsumosh shpesh vakte të vogla e të shëndetshme si banane, karrota, apo krakera me drithëra të plota.
Nëse e “dëgjon” trupin tënd me kujdes, ai do të udhëheqë me kujdes. Është i ndërtuar nga natyra të mbrojë beben që “pret”. Besoje atë! Në këtë periudhë mund të kesh parregullsi të vogla pa faj. Nuk është faji yt… natyra “ e kërkon” atë!
E vërteta është që ti shpesh nuk do të dish çfarë të bësh. Do të mendosh “Jam shtatzanë. Po tani? Mund të pi kafe, të ushtrohem, të notoj?”. Shtatzania është kusht natyral. Dhe fetusi bëri një udhëtim kaq të gjatë dhe u përball me vështirësi të mëdha për tu vendosur në mitrën tënde, të jesh e sigurt se do të qëndrojë aty e do të rritet derisa të vijë në krahët e tu. Nuk je e sëmurë. Je shtatzanë. Thjesht në tremujorin e parë të shtatzanisë duhet të kujdesesh për disa gjëra siç janë lëvizjet dhe rënie të mundshme. Mund të dalësh me makinë, por jo me motor. Do të notosh por nuk do të bësh ski në ujë. Do të bësh punë shtëpie, por nuk duhet të hipësh mbi shkallë e të varësh perdet!
Mos ji në panik, por duhet ta dish që pjesa më e madhe e aborteve, rreth 80% e tyre, ndodhin përpara 12 javëve. Por përgjigjësisht përqidja e dështimeve është e vogël. Pjesa më e madhe e grave e përfundojnë shtatzaninë me sukses. Ka shumë faktorë që të çojnë në dështim, të cilat me shumë mundësi nuk varen nga ty. Siç e përmendëm, bebi nuk do të ikë nga ti!
Këshillë
Informohu vazhdimisht për çfarë duhet të presësh dhe çfarë duhet të kesh kujdes në çdo javë gjatë 36 javëve të shtatzanisë që sapo ke nisur. Tekstet që vijojnë nga tani e për javët në vazhdim janë informues dhe do të të ndihmojnë të kesh një shtatzani të qetë. Kështu qëndro me ne! Ne do të të presim edhe në javën e ardhshme... Thjesht po bëjmë nxemjen!
Javë të mbarë… dhe shijo leximin!
Burimi
http://www.paidorama.com