Skip to main content
25h_evdomada

Java 25

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  29 -31 cm

Pesha e bebes: 700 gramë

Po keni arritur tashme në javën e 25-të, urime! Mund të të duket kohë shumë e gjatë pasi tani ke filluar të ndihesh më e rëndë, por bebi peshon rreth një kilogramë tani! Sigurisht që do të marrë peshë çdo ditë. Lëkura e tij e rrudhosur do të nisë të lëmohet dalëngadalë dhe do të duket gjithnjë e më tepër si i porsalindur. Tani bebi ka më shumë qime e nëse do të mund t’i shikonim do të dallonim edhe ngjyrën e përbërjen e tyre.  

A E DINIT SE?

…nëse do të shtosh një sasi të vogël drithërash ose krunde gruri në vaktin e mëngjesit në kos apo në  cereale, apo dhe në vakte të tjera si  per shembull në salcën e makaronave, do të ndihmojë së tepërmi funksionimin e aparatit tretës dhe do të luftojë së tepërmi kapsllëkun? Provoje, rezultatet mund të të  çlirojnë veçanërisht ndërsa trupi yt bëhet më i rëndë dhe lufton me më shumë vështirësi për nevojat e veta. 

Nëse ke problem me fjetjen, duhet të dish që kjo ndodh shpesh dhe një arsye më shumë për tu kujdesur për dietën. Sigurohu që të mos hash vonë në darkë dhe shmang vakte të rënda e pikante për të bërë... gjumë të ëmbël! Për të larguar pagjumësinë, përpiqu të kesh temperaturë konstante në dhomë, jo shumë të lartë e as shumë të ulët. Mund të kesh nevojë për ajër të kondicionuar për ta arritur këtë. Nëse simptomat vijojnë përpiqu të lexosh një libër interesant apo të pish një çaj kamomili apo një gotë qumësht të ngrohtë për të arritur relaksimin e duhur. 

Duke pasur parasysh zakonet e tua të përditshme e nëse mjeku ju lejon mund të vijosh të shkosh në punë dhe të dalësh si zakonisht. Duhet të shmangësh daljen në intervalin 12:00 me 16:00 nëse është verë pasi dielli djeg dhe nuk bën përjashtime! Kapelja, syzet, këpucët e rehatshme e të qëndrueshme, veshje të lehta dhe sigurisht krem mbrojtës me faktorët e duhur SPF janë të domosdoshëm. Nëse ndihesh sëmurë, marrje mendsh, marrje fryme apo dhe dhimbje të lehta të barkut gjej një vend me hije dhe qëndro aty ku je. Mbaj gjithmonë me vete një shishe ujë, diçka të kripur si krakera dhe diçka të ëmbël si karamele. Nëse ndihesh çuditshëm edhe pas 10 minutash apo ndien lodhje që mund të të humbasë dhe ekuilibrin, mos rreziko, telefono ndonjë të afërm të vijë të të marrë dhe mos vijo me rutinën.

Shumë gra shtatzana nuk e dinë nëse do të jenë gati në kohën e lindjes. Është frika e të panjohurës, diçka shumë normale, veçanërisht nëse është fëmija i tyre i parë. Ka ushtrime specifike që mund të mësosh për t’ju ndihmuar të përgatisësh sistemin , trupin dhe beben tënde për atë periudhë. Teknikat e mirënjohura të lindjes janë frymëmarrja ritmike për lindje me sa më pak dhimbje dhe masazhi prenatal i cili do të rritë shanset për lindje normale përmes vaginës.

Këshillë

Është koha të socializohesh me gra të tjera shtatzana në  një… klasë! Ka klasa që mund të frekuentosh së bashku me gra të tjera shtatzana për të folur për eksperiencën tënde edhe të bësh ushtrime prenatale. Është shumë mirë të kontaktosh me gra të tjera për si e perceptojnë shtatzaninë dhe madje të gjesh edhe përgjigje për pyetjet e tua. Në të njëjtën kohë do të argëtohesh e do të relaksohesh me ushtrime në ujë, yoga prenatale, pilate për gratë shtatzana apo dhe kërcimi… për gratë shtatzana! Dhe siç thamë mos harro partnerin! Merre atë me vete, ia vlen…

Javë të mbarë… dhe shijo ushtrimet!

Burimi

http://www.paidorama.com