Skip to main content
33h_evdomada

Java 33

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  43 cm

Pesha e bebes: 2 kilogramë

Ke arritur javën e 33-të të shtatzanisë, vetëm pesha juaj është mjaftueshëm për të të penguar nga ecja lirshëm, dhimbja e shpinës bëhet e fortë në momente të caktuara të ditës dhe ndihesh më e lodhur se kurrë. ka një përgjigje për çdo gjë: shtrihu dhe përkëdhel barkun… a nuk të duket çdo gjë më e lehtë tani?

Skeleti i bebes forcohet dhe lëkura e tij është e lëmuar. Për shkak të trurit në rritje të bebes perimetri i kokës së tij është rritur me rreth 1.3 cm vetëm këtë javë! Kockat e kafkës janë ende shumë të buta, çka e bën më të lehtë për beben për të dalë në momentin e lindjes. Në të vërtetë këto kocka nuk do të “bashkohen” plotësisht deri në jetën e hershme të fëmijës, në manyre që të jenë elastikë, pasi truri dhe inde të tjera rriten e zgjerohen gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

A E DINIT SE ?

…tendenca e pandërgjegjshme që ke për të bërë shumë pazare ose shumë punë shtëpie ndërsa ndihesh shumë e lodhur dhe mezi qëndron në këmbë (dhe duhet të pushosh), a nuk është e çuditshme? Mos u mërzit, është normale dhe u ndodh shumë grave shtatzana. Sa më pa fuqi të ndihesh, aq më shumë zgjohet instikti i nënës brenda teje! Nevoja për të patur në kontroll të gjitha detajet përpara ardhjes së bebes, të stimulojnë si asgjë më parë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shkoni në ekstreme, pasi edhe pse mendja mund të punojë, trupi jo gjithmonë e ndjek, më mirë ruani fuqitë për momentet e lindjes!

Pak javë përpara lindjes, mund të ndiesh enjtje të ndryshme për shkak të mbajtjes së lartë të ujit. Enjtja e gjinjve, gjithsesi nuk është thjesht enjtje: është gjithashtu ind yndyror, kështu merr një sutjen të ri, të mirë e të qëndrueshëm. Do të çlirojë së tepërmi nga pesha. Mund të ndiesh edhe enjtje e mpirje të gishtave dhe kyçeve, që çon gjithsesi në presion të rritur në  kanalin e kyçit të dorës. Nervat që kalojnë në këtë tunel, mund të shfaqin simptoma siç janë shpimi, sëmbimi, mpirja dhe ndjesi djegieje. Një zgjidhje e përkohshme do të ishte mbajtja e një proteze metalike dhe një jastëk të vogël poshtë dorës për mbështetje më të mirë. Nëse duhet të përdorësh shumë dorën për kohë të gjatë, nëse për shembull nëse shpesh shkruan duke përdorur tastierën, sigurohu të bësh pushime të shkurtra të zgjatësh gishtat e dorës. Gjithsesi nëse simptomat vijojnë edhe pas  lindjes, shko tek një specialist.

Dhe tani diçka të vlefshme për lindjen: e di se çfarë është epidurali? Është anestezi lokale dmth që bëhet në kurrizin e gruas shtatzanë kur është në maternitet për të lindur. Do të të japim të mirat dhe të këqijat në mënyrë që të krijosh një ide.

Të mirat: Çlirim i plotë nga dhimbjet (pasi pjesa e poshtme e trupit është e mpirë), plotësisht konshiente dhe bashkëpunim më të mirë me mjekun dhe kolegët e tij në dhomën e lindjes, presion më i ulët i gjakut, funksion më i mirë i mushkërive.

Të këqijat: efekte anësore siç janë marrje mendsh, ulje tensioni, dridhje, dhimbje koke pas anestezisë. Gjithsesi këto zgjasin pak orë.

Këshillë

Je gati për të paketuar “valixhen për maternitet”? Perfekte! Nis të bësh një listë të asaj që dëshiron. Merr partnerin, mamin tënd, dhe shoqet e tua dhe shko në dyqane! Kujdes! Mos shpenzo para për gjëra të panevojshme! Lexo për disa gjëra bazë që do të të duhen patjetër: për ty (2-3 sytjena për ushqyerjen me gji, bluza pambuku, një rrobdishan dhe një këmishë nate- ose pizhama, mbathje, çorape, pantofla dhe këpucë të rehatshme, si dhe rroba për tu kthyer në shtëpi – diçka të rehatshme). Gjithashtu do t’ju nevojitet një çantë tualeti me furçën e pastën e dhëmbëve, shampoo, peceta, hidratues, lines dhe madje dhe tharëse flokësh dhe lidhëse për flokët, si dhe peshqira për fytyrën dhe për banjë. Për beben, forma, çorape, pizhame, një kapuç, peshqira, peceta të lagura, pelena, sigurisht dhe një batanije. Dhe mos harro të marrësh dhe një kamera me vete!

Javë të mbarë… dhe shijo përgatitjet!

Burimi

http://www.paidorama.com