
Java 39
LE TË MATEMI!
Madhësia e bebes: 48 cm
Pesha e bebes: 3.2 kilogramë
3..2…dhe... Numërimi që do t’ju çojë drejt qëllimit sapo ka nisur! Studimet tregojnë që kjo javë dhe java e 40-të janë dy javët më të sigurta për të lindur. Doktori do të shikojë sa e maturuar është placenta dhe sipas kësaj ai do të përllogarisë kohën deri kur do të jesh në gjendje për të mbajtur e ushqyer vogëlushin tënd. Vogëlushi yt tani nuk është dhe kaq i vogël; përkundrazi, është mjaft topolak dhe goxha i mbushur! Djemtë kanë tendencë të jenë më të rëndë se vajzat. Thonjtë e tij të vegjël rriten gjithnjë e më shumë dhe thonjtë e këmbës arrijnë majat e gishtave. Një njeri i vockël kurioz për të parë se si je…!
A E DINIT SE?
…kordat vokale të bebes janë gati për notat e tij të para? Po ato janë të përgatitura, të formuara dhe presin ajrin të penetrojë, në mëyrë që të shënojnë prezencën e tyre! Mushkëritë e bebes do të vijojnë të rriten deri sa bebi të dalë jashtë në momentin e lindjes. Tani ato ndërtojnë ditë e natë si “punëtorë” të mirë vepruesin, një substancë që pengon qeset e shumta të ajrit nga ngjitja bashkë, derisa bebi të marrë frymë për herë të parë!
Dhe përmes frymëmarrjes vjen dhe e qara e parë! E fortë dhe e guximshme.. një moment që do ta mbash në memorje pasi mund të jetë hera e vetme në jetë që jeni bashke dhe e dëgjon të qajë dhe … ngazëllehesh! Do të dëgjosh qarjen (sa më e lartë të jetë aq më e mirë frymëmarrja), por nuk do të shikosh lotë pasi kanalet e lotëve do të nisin të prodhojnë lotë pas pak javësh.
Do me të vërtetë të mësosh si është një i porsalindur? Na lejo të ta tregojmë!
Trupi i tij është i madh ndërsa qafa e shkurtër. Bebja është shtyrë shumë në përpjekjen për të dalë nga kanali i lindjes , prandaj kafka e tij mund të jetë si me majë. Është normale të ketë disa zona të buta në kafkë, pasi ato ndihmojnë kokën të shtypet aq shumë sa duhet kur të dalë jashtë. Ai ka ende një pjesë të kordonit në trupin e tij,i cili do të thahet dhe do të bjerë vetë. Dhe kjo është mënyra që do të krijohet kërthiza. Duart dhe këmbët e vockla janë pak të mbledhura, por do të drejtohen me rritjen e tij. Gjenitalet janë mjaft të enjtura dhe mund të shikoni disa njolla te kuqe në lëkurë. Shumica e tyre do të largohen me kohë, të tjera mund të qëndrojnë përgjithmonë kështu dhe quhen …shenjat e lindjes.
Pas lindjes do të jetë rradha për të përjetuar një mrekulli të dytë, atë të ushqyerjes me gji. Përgatit veten fizikisht dhe psikologjikisht. Ushqyerja me gji është një eksperiencë shumë personale mes nënës dhe fëmijës. Kokat e gjoksit duhet të jenë gati para lindjes, pasi bebja do të vedoset në gjoksin tënd që ditën e lindjes. Tërheqja e butë e kokave të gjoksit do t’i bëjë ato më të durueshme. Është shumë e rëndësishme të kujdesesh (sa më shumë të mundesh) të mos godasësh kokat e gjoksit gjatë gjidhënies, por edhe të mos të kesh gjoks të ngurtësuar nga ngarkesa e tepërt. Duhet të dish që sa më e relaksuar të jesh, aq më shumë dhe më i mirë do të jetë qumështi yt.
Këshillë
Nëse nuk ke blerë deri tani është mire të marrësh disa sutjena për ushqyerjen me gji ( jo vetëm një palë, pasi ato bëhen pis shumë shpejt nga qumështi). Për çfarë duhet të kujdesesh? Duhet të jenë pambuk, cilësi e mirë dhe material antialergjik pa aroma dhe ngjyra. Duhet të të rrijë mirë, të ketë rripa të rregullueshëm dhe nuk duhet të jetë as shumë i shtrënguar që të bllokojnë kanalet e qumështit e as shumë i lirë. Duhet të jenë elastike dhe të mbështjellin gjoksin mirë. Kontakti lëkurë me lëkurë me beben është shumë e rëndësishme gjatë gjidhënies, prandaj duhet të ketë hapjet e duhura me kapëse për më shumë komfort.
Javë të mbarë… dhe bëj zgjedhje të mira!
Burimi
http://www.paidorama.com