
Πρωινό
Receta me drithëra
Drithërat janë ushqim që pavarësisht formës së tyre, arrijnë tek konsumatori me përpunimin minimal të mundshëm. Drithërat janë gjithmonë kokrra të plota, që do të thotë që ato mbajnë të gjitha vitaminat dhe mineralet e tyre. Mbi të gjitha, drithërat kanë përmbajtje të ulët gluteni duke minimizuar rrezikun e intolerancës ndaj glutenit. Shumica e recetave me drithëra janë tejet të pëlqyera nga bebet. Kur zgjidhni për beben, preferoni drithëra organike.
Συστατικά
- ¼ filxhan çaji drithëra
- ¾ filxhan çaji ujë
Παρασκευή
Grini drithërat në mikser derisa të bëhen pluhur. Në në enë ziej ujin. Shto drithërat e grira, ul nxehtësinë dhe përzieje vazhdimisht. Zieje për 10 minuta.
Varietete
Krem drithërash dhe molle
Përbërësit
- 1 racion i recetës bazë
- 1 mollë mestare
Përgatitja
- Qëro mollën dhe shtype në një mikser
- Përziej tulin e mollës me kremin e ngrohtë të drithërave
- Shto pak kanellë ( opsionale)
Krem drithërash me vezë dhe perime
Përbërësit
- 1 filxhan çaji krem drithërash
- 2 të verdha veze
- ½ filxhan çaji perime të shtypura
- 1 lugë çaji vaj ulliri
Përgatitja
- Në një enë ngroh vajin e ullirit
- Shto kremin e drithërave dhe perimet dhe përzieji vazhdimisht.
- Shto të verdhat e vezëve pak të rrahura dhe përziej ngadalë
- Piqe derisa të verdhat e vezëve të jenë të gatuara plotësisht
- Lëre të ftohet dhe preje në copa