Skip to main content
Γεύμα

Peshk me patate dhe perime

Marrja e duhur e acideve yndyrore omega-3 është shumë e rëndësishme që në foshnjëri. Gjithsesi, për disa përdorimi i peshkut në dietën javore të një bebeje është e ndaluar. Shkaku kryesor i kësaj është ndonjë reaksion alergjik i mundshëm. Në fakt, ju duhet të shtoni peshk gradualisht pas muajit të 6. Është burimi më i mirë i acideve yndyrore omega- 3 dhe fëmijët duhet të mësohen me shijen e tij dhe ta konsumojë dy herë në javë. Nëse vini re ndonjë efekt anësor, ndalo konsumin dhe kontakto pediatrin.

Συστατικά
  • 1 peshk i vogël me pak hala (psh kod)
  • 1 kungulleshkë
  • 1 karrotë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 patate
  • 1 qepë e vogël
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
     
Παρασκευή
  • Në një enë të vogël ziej ½ litër ujë. 
  • Shto perimet dhe lëre të ziejë për 20 minuta
  • Shto dhe peshkun dhe zieje për 15 minuta të tjera deri sa të ziejë plotësisht
  • Hiq ushqimet nga ena dhe pastro me kujdes peshkun në mënyrë që të mos ketë kocka, mirë do ishte ta pastronit me duar pasi t’i kishit larë ato mirë.
  • Së bashku me perimet shto peshkun në mikser dhe shtype. Shto lëng sa të duhet për të arritur trashësinë e duhur
  • Shto vajin e ullirit dhe përzieje