
Roli i babait në procesin e marrjes së vendimeve
Çdo vendim që merret lidhur me fëmijën duhet të jetë rezultat i dakortësisë mes të dy prindërve dhe kjo duhet t’i theksohet fëmijës.
Shumë herë imazhi i babait rritet për shkak të mungesës së tij. Edhe nëse babai nuk është në shtëpi atë moment të caktuar, prezenca e tij duhet të imponohet edhe përmes telefonit. Psh mamaja i thotë fëmijës: “Do të të përgjigjem për pak pasi të konsultohem me babin tënd”.
Fëmija duhet të ndiejë që i ati i tij është i interesuar dhe ka një rol aktiv në edukimin e tij. Nuk përdorim mungesën e babait për ta kërcënuar!
Për shembull, shumë mama u thonë fëmijëve të tyre “kur babi të vijë në shtëpi, unë do t’i tregoj për këtë që bëre dhe pastaj do të të vijë keq…”. Në këtë mënyrë, e bëjnë ardhjen e babait në shtëpi të pakëndshme.
Është mirë të mos fajësojmë njëri-tjetrin duke thënë “pyet babin” ose “pyet mamin”. Është e këshillueshme për t’i treguar fëmijës që keni komunikim të mirë dhe që ju vendosni së bashku. Është e qartë se për disa gjëra të thjeshta të përditshme, nuk ju duhet të thërrisni çdo herë “këshillin e familjes”.
Çdo prind mund të marrë inisiativa në marrjen e vendimeve pa kundërshtuar rregullat e vendosura nga prindi tjetër.
Burimi
http://www.paidorama.com