
Babai i fundjavës
Së bashku në fundjavë. Stili modern i jetesës dhe kërkesa në rritje fatkeqësisht lenë pak kohë për babain që të kujdeset për fëmijët.
Fundjava ka më pak angazhime. Kjo ngre dilemën: duhet të pushoni e të rikarrikoni bateritë për javën që vjen, apo të merreni me fëmijët? Zgjidhja është diku në mes.
Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për të mira materiale, por edhe për egzistencën e babait të tyre. Investoni tek ta, të paktën në fundjavë (ekskursione, të hani së bashku, luani, shikoni shfaqje etj.)
Rikariko bateritë duke u argëtuar me fëmijët.
Prano rolin tënd si baba dhe përfshi fëmijët në konceptin tënd të të kaluarit këndshëm. Mos lër ditë të kalojnë e të humbisni kohë të çmuar me ta. Koha kalon dhe në një pikë do të jenë ata që do të përpiqen të të përfshijnë ty në programin e tyre!
Nuk ka arsye pse të ndiheni fajtorë për kohën që kaloni larg fëmijës. Kjo është zakonisht e domosdoshme. Sigurohu që edhe ajo pak kohë që kaloni së bashku ka vlerë dhe kurrë mos e shikoni si një punë të detyruar.
Përveç kësaj, është edhe një nënë që dëshiron të ndajë shqetësimet e saj për fëmijët dhe ka nevojë të ndiejë që ju e mbështesni atë në edukimin e fëmijëve që keni sjellë së bashku në jetë.