Skip to main content
mwro_douleia

Babi është në punë

Është e rëndësishme për fëmijën të dijë pse babi është larg, ku shkon dhe si mund ta gjejë. Fëmija e di që ju duhet të shkoni në punë çdo ditë.

Shpjegoji fëmijës që në këtë mënyrë ju fitoni para për të blerë gjërat që ju duhen.
Edhe  një fëmijë i vogël është në gjendje ta kuptojë këtë (“nëse babi nuk punon, nuk do të jemi në gjendje të marrim ushqime, rroba, lodra dhe libra”)
Fëmija mund të dojë t’ju kontaktojë në një moment gjatë ditës, në mënyrë që të ndajë me ju disa nga arritjet  e tij.
•    Edhe kur jeni në punë, flisni me të për pak dhe premtoji që do t’i tregosh më shumë kur të kthehesh në shtëpi.
•    Nëse ju duhet të jeni larg për disa ditë, informojeni fëmijën më parë  dhe përpiqu të mbulosh komunikimin direkt me telefon (psh telefonoji fëmijës çdo natë në mënyrë që ta pyesësh se si e kaloi ditën…).
•    Nisni të keni disa zakone të përbashkëta. Tregoji çdo natë një histori përpara se të flini, shkoni për një shëtitje  së bashku në një vend të preferuar , luani së bashku një lojë që ai e pëlqen shumë pas udhëtimit.
•    Mësohuni t’i tregoni të rejat tuaja vetë. Informo fëmijën tënd rreth diçkaje të veçantë që ka ndodhur në punë apo në udhëtimin që kishit. Sigurisht, mos e ngarko fëmijën me probleme që nuk mund t’i kuptojë dhe kalojë.

Burimi

http://www.paidorama.com