Skip to main content
26h_evdomada

Java 26

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  32 cm

Pesha e bebes: 900 gramë

Pothuajse arriti 1kg dhe si shpërblim do të marrim tre lajme të gëzuara si dhuratë këtë javë: bebi hap sytë për herë të parë (pas disa javësh), bebi fle gjumë sipas orarit të vet të fjetjes dhe bebi nis të formojë në tru kujtimet e tij të para! Rrjeti nervor në veshët e tij po rritet dhe është më i ndjeshëm se kurrë. Tani mund të të dëgjojë kur flet! Nëse është djalë testikujt nisin të zbresin në skrotum, një udhëtim që do të zgjasë dy deri tre ditë.

A E DINIT SE?

…memorja nuk të shërben mirë gjatë shtatzanisë? Mos të të zerë paniku nëse shikon që është më vështirë të kujtosh se më pare. Pas lindjes memorja do të kthehet në normalitet dmth në të njëjtin nivel siç ishte para shtatzanisë. Mund të shkruash punët e tua në një letër dhe përpiqu  të vendosësh gjërat që lëviz përsëri në vendin e vet menjëherë pas përdorimit. Ky proces do të jetë më i lehtë për të mbajtur mend!

Nëse ndihesh e lodhur dhe ke probleme me fjetjen, të ngrënët, rrahje të shpeshta të zemrës apo gjendje të fikëti, ka mundësi që të vuash nga anemia, një situatë relativisht normale në këtë stad të shtatzanisë. Kontakto mjekun i cili do të të japë një diagnozë dhe trajtimin e duhur për të, nëse ai e gjykon të domosdoshme.

Kohët e fundit pjesa e mbrapme e fundshpinës po të shqetëson me një dhimbje të lehtë, ndërsa mitra rritet dhe ndryshon qendrën e gravitetit, dobëson muskujt e barkut dhe shtyp nervat në atë zonë e në ligament  çka do të thotë më shumë punë për… kyçet e tua! Këshillohen ushtrime të lehta çdo ditë nëse mjeku e lejon. Në fillim duhet të shmangësh lëvizje të forta e të menjëhershme siç janë përkulja dhe ngritja e peshave, pasi do të ngarkojë kurrizin tënd. Qëndrimi i mirë kur je ulur është shumë i rëndësishëm. Mos qëndro  këmbëkryq apo grumbull përpara televizorit apo kompjuterit! Nëse duhet të ulesh për orë të gjata në karrike, sigurohu të çohesh në pushime  të vogla në intrevale të rregullta. Duhet të shmangësh  qëndrimin e ulur për kohë të gjatë. Ecja është e mirë, por mos e tejkalo me orë të gjata. Një ecje e lehtë së bashku me partnerin të ndihmon të përmirësosh qarkullimin e gjakut. Noti është gjithashtu ide e mirë (në ujëra të pastra e të sigurta), pasi uji mbështet dhe çliron peshën tënde të rritur. Në disa pishina të veçanta mund të gjesh dhe kurse speciale prenatale. Kur fle ktheu në krahun tënd të majtë me këmbët e përkulura dhe me jastëkë mes këmbëve që të ndihmojnë të mbështesin barkun. Pas një dite të lodhshme vendosi këmbët në legen me ujë të ngrohtë (kujdes jo shumë të nxehtë, por në temperaturë që tolerohet me komoditet) për pak minuta. Mund të shtosh edhe disa pika vaj esencial në të. Gjithashtu  një banjë e ngrohtë përpara gjumit do të shlodhë muskujt e kurrizit dhe trupin tënd në përgjithësi.  

Këshillë

A të detyron enjtja e gishtave të heqësh nga dora unazat e tua të preferuara? Kemi një zgjidhje për ty! Grumbullo ato që do të vendoshësh dhe luaj me kombinime, transformoji ato në bizhu të reja. Çfarë nënkuptojmë? Unaza mund të bëhet një varëse shik, thjesht duke e kaluar në një zinxhir të hollë. Mund të bëhet edhe një byzylyk tërheqës, nëse e lidhe me një rrip lëkure në të dyja anët. Mendo për ide të tjera, shijo  jetën dhe kohën krijuese në shtëpi vetëm apo me shoqet e tua!

Javë të këndshme… dhe shijo krijimet!