Skip to main content
20h_evdomada

Java 20

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 14-17 cm

Pesha e bebes: 260 gramë

Urime, ke arritur me sukses deri në mes të shtatzanisë!

Maja e mitrës është në nivelin e kërthizës dhe mund të kesh shtuar deri në 6 kilogramë tashmë. Për 20 javët e para, derisa këmbët e bebit janë mbështjellë rreth trupit, është e vështirë të matësh gjatësinë e tij. Prandaj matjet bëhen nga koka deri në fund të trupit, të të ashtuquajturit bisht. Matja pas javës së 20-të është me e saktë pasi mund të matet nga koka tek maja e këmbëve. Tani bebi mund të kapërdijë më shumë dhe më mirë. Kjo është  praktikë e mirë për sitemin tretës. Gjithashtu tani prodhohet një produkt nga tretja në ngjyrë të errët e që ngjit, i cili grumbullohet  brenda tij dhe mund ta shikosh në pelenën  parë të bërë pis. Disa bebe i nxjerrin në miter ose gjatë lindjes.

A E DINIT SE?

…ndoshta është koha të mirëpresësh (nëse nuk e ke patur më parë) gërhitjen në jetën tënde? Vërtet! Kjo është pjesërisht për shkak të estrogjenit, i cili kontribuon në trashjen e membranave mukoze të hundës dhe kështu në prodhimin e më shumë mukoze. Çfarë të bësh? Përpiqu të flesh në krah me kokën pak të ngritur. Gjithashtu shmang ngrënien e ushqimeve pikante në mbrëmje vonë, në mënyrë që të mos kesh djegie stomaku dhe shqetësime përpara se të shtrihesh për të fjetur.

Jastëkët anatomikë mund të bëhen miqtë e tu më të mirë gjatë kësaj periudhe! Përdori poshtë mesit apo qafës, poshtë këmbëve, diçka që do t’ju ndihmojë për ngërçet e vogla në këmbë. Mos harro të bësh ushtrime të lehta në shtrat për këmbët. Tërhiq thembrën dhe ngri majën e këmbës për lart. Qëndro për pak sekonda dhe pastaj shlodh kyçin e këmbës. Pak përsëritje në ditë, do të ndihmojnë forcimin e shputës së këmbës. Dhe kjo është shumë efikase në mbështetjen e trupit veçanërisht tani që trupi bëhet më i rëndë.

A ndjen nxehtësi më shumë se zakonisht kur fle? A ngrihesh e djersitur natën? Po është normale dhe ndodh për shkak të ndryshimeve në metabolizëm dhe hormone. Çfarë të bësh? Përpiqu të mbash dhomën të freskët dhe fli vetëm me gjërat e nevojshme. Mos e ngarko veten me rroba të panevojshme, të cilat mund të mbajnë djersën dhe të të shkaktojnë ngrirje të qafës. Një këmishë nate e lehtë pambuku dhe pantofla të qëndrueshme janë të përshtatshme për fjetje, si dhe për shkuarjet e shpeshta në tualet.
Së fundmi, nga java e 20-të në të 22-tën kryhet edhe ultrasound / eko e nivelit 2 në qendrat e specializuara për eko për fetusin, përmes të cilit ekzaminohet gjendja e gjymtyrëve dhe njihet dhe si “ultrasound i madh”. Kjo analizë kontrollon madhësinë e kafkës dhe kockës së femurit, barkushet e zemrës dhe enët e mëdha të gjakut, anatominë e trurit, prezencën e fshikëzës së urinës, stomakut dhe veshkave, lëvizjet e frymëmarrjes, gishtat e dorës e të këmbës, kërcinjtë, parakrahët dhe gjymtyrët. Para se të bësh këtë test, mamaja duhet të ketë vendosur si do të vijojë në rast se duket diçka që nuk është siç pritet (për shembull, plotësia e gishtave)

Këshillë

Nis të ndryshosh shtëpinë  për ta berë gati për të pritur beben. Ulu me partnerin dhe vendos për të gjitha punët, blerjet e reja dhe madje dhe ngjyrën e  dhomës dhe bëj një listë të gjërave që do të kryhen. Punët e rënda do të merren përsipër nga ai, kështu që ti nuk do të ekspozohesh ndaj bojrave, ngjyrave, shkallëve apo veglave të mprehta. Ti merru më mirë me dekorimin!  Në listën që do të bësh, mos harro edhe gjëra të vogla por të domosdoshme siç janë fikëset e zjarrit apo dritat e vogla për natën.

Javë të mbarë… dhe shijo blerjet!

Burimi

http://www.paidorama.com