Skip to main content
14h_evdomada

Java 14

LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 80-93 mm

Pesha e bebes: 25 gramë
Mirëse erdhët në tremujorin e dytë të shtatzanisë! Shumë gjëra të bukura të presin…

Bebja tani mund të rrudhë vetullat, të ngërdheshet, të urinojë madje të thithë dhe gishtin! Në sajë të simulimit të trurit, muskujt mikroskopikë të fytyrës “ushtrohen”  për shprehitë. Veshkat e tij prodhojnë urinë, e cila qarkullon në lëngun amniotik, një proces që do të zgjasë deri në lindje. Llapat e veshëve nisin të formohen. Zorrët tani janë në brendësi të barkut. Trupi i tij rritet më shpejt se koka dhe koka tani është e dallueshme. Në fund të kësaj jave, duart e tij, por jo këmbët, të cilat vijojnë të zgjaten, do të jenë rritur në proporcion me pjesën tjetër të trupit. Së shpejti do të jesh në gjendje të ndjesh ngacmime të lehta në bark! Tani një shtresë e hollë pushi ka nisur të zhvillohet (e njohur si lanugo) në të gjithë trupin e tij. Mëlçia e bebes ka nisur të prodhojë tëmbël dhe shpretka nis të ndihmojë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

A E DINIT SE?

…këtë javë duhet të kryesh disa analiza të domosdoshme, psh analizën e hematokritit për të kontrolluar aneminë, testin e sheqerit në gjak për shtatzana, dhe analizën e përgjithshme të urinës për të kontrolluar ndonjë çrregullim të veshkave apo infeksion të traktit urinar?

Tani dhe në javët në vijim, do të kryesh test për aneminë për të kontrolluar nivelet e hemoglobinës në gjak, ose hematokritin siç njihet ndryshe… Nëse analizat e gjakut tregojnë mungesë të hekurit, anemi të zakonshme, mjeku do të të rekomandojë që të merrni suplemente hekuri. Kjo analizë gjaku përsëritet në tremujorin e tretë. Gjithashtu mos harro të kontrollosh edhe diabetin gestational. Analiza të tjera që duhen kryer janë ato për infeksionet seksualisht të transmetueshme siç janë klamidia dhe gonorreja (dhe në disa raste testi i sifilizit dhe HIV), pasi nëse ka mundësi të keni infeksion, kjo duhet marrë parasysh që herët për ta reduktuar përmes kurimeve si dhe të mos transmetohet tek bebja.

Në tremujorin e dytë, do të kesh më pak përzierje dhe të vjella (ndodh në shumicën e grave shtatzana) dhe dhimbja e shpinës po reduktohet. Mos u shqetëso nëse ndihesh ende tejet e fryrë; behu më e duruar dhe do të kalojë.Shanset janë në favorin tënd!
Mund të vësh re skuqje të kyçeve të këmbës. Këto janë formacione të enëve të vogla të gjakut që duken si degë peme apo si rrjeta merimange, në afërsi të sipërfaqes së lëkurës, të cilat zakonisht nuk kanë simptoma, as nuk shkaktojnë shqetësime e zakonisht zhduken pas lindjes. Ushtrimet e përditshme, vendosni këmbët lart (kur keni mundësi) madje dhe të flini në krahun e majtë (po!), mund të parandalojë ose minimizojë problemet e ndryshme në gjymtyrët e poshtme. 

Këshillë

Shkruaj për prindërit e tu! Ndaj opinionin për ta me atë të partnerit tënd për prindërit e tij. Provo të shkruash me kreativitet si një ushtrim: secili nga ju do të bëjë dy lista, një me titullin “Mamaja ime gjithmonë…” dhe një me titullin “Mamaja ime asnjëherë…”. Pastaj bëni të njëjtën gjë për “Babai im gjithmonë…” dhe “Babai im asnjëherë…” është një mënyrë e mire për të mësuar për njëri-tjetrin, çka do t’ju ndihmojë të vendosni së bashku për sjelljen e mëvonshme ndaj fëmijës suaj.
Javë të këndshme… dhe shënime të mbara!

Burimi

https://www.paidorama.com/