Certifikatat tona
Rekomanduar nga Shoqata Helenike e Dermatologjisë Pediatrike.
No 5-6
Babylino Sensitive Swim Pants
Mbrojtje higjienike, për lojë të pafundme edhe në ujë!
Pelenat-tangë (pelenat-kostum banje) Babylino Sensitive janë pranë nevojave të foshnjës, madje edhe kur ajo dëshiron të shijojë çdo moment në ujë ose në rërë, duke i ofruar mbrojtje higjienike shtesë (extra). Vetitë bamirëse të kontaktit të foshnjës me ujin janë të padiskutueshme, pasi noti kontribuon në gjendjen e mirë fizike dhe në zhvillimin e saj. Prandaj, ne kemi dizajnuar me kujdes pelenat e reja të banjës Babylino Sensitive Swim Pants, të cilat i ofrojnë foshnjës mbrojtje higjienike shtesë brenda dhe jashtë ujit!
Siguron elasticitet 360° dhe përqafon në mënyrë unike trupin e foshnjës, duke ofruar liri lëvizjeje brenda dhe jashtë ujit.
Barriera anësore sigurie për mbrojtje shtesë (extra) nga rrjedhjet.
Nuk fryhet kur laget, ndryshe nga pelenat e zakonshme.
Me anë që grisen lehtë për një heqje të shpejtë dhe të lehtë.
Me dizajne moderne të frymëzuara nga natyra!
Me materiale të përzgjedhura me kujdes, miqësore me lëkurën e foshnjës, ato janë ekstra të holla dhe të buta, duke lejuar lëkurën të marrë frymë. Pa lateks, locion, parabene dhe alergjenë të BE-së. Rekomandohen nga Shoqata Greke e Dermatologjisë Pediatrike. Të testuara dermatologjikisht.
Të dizajnuara me teknologjinë “all around elastic”, ato ofrojnë elasticitet 360° rreth belit dhe këmbëve, duke përqafuar në mënyrë unike trupin e foshnjës dhe duke e mbajtur pelenën e banjës të qëndrueshme në vendin e saj, pa u varur. Me barriera anësore sigurie, ato ndihmojnë në mbrojtjen nga rrjedhjet brenda në pishinë ose në det, ndërsa hiqen lehtësisht edhe kur janë të lagura, falë anëve speciale që grisen lehtë.
- Për prodhimin e produkteve, MEGA furnizohet me 100% energji elektrike të gjelbër**.
- Në bazë vjetore që nga viti 2020, MEGA merr Certifikimin Ndërkombëtar "Zero Waste to Landfill", pasi njësia e saj e prodhimit ka arritur një normë jashtëzakonisht të lartë të riciklimit dhe rikuperimit të energjisë nga mbetjet e prodhimit (>99%).
- Me celulozë të certifikuar sipas FSC® që vjen nga pylltaria e qëndrueshme, ku menaxhimi i duhur i pyjeve siguron që vjelja e produkteve të drurit të ruajë biodiversitetin, produktivitetin dhe proceset ekologjike të pyllit.
- Kutitë e kartonit janë 100% të riciklueshme* dhe vijnë nga 100% materiale të ricikuara**.
- Qeset e paketimit janë 100% të riciklueshme* dhe përmbajnë 30% material të ricikluad**.
* Kontrolloni procedurat lokale të riciklimit.
** E certifikuar dhe e kontrolluar nga një organizëm i jashtëm.
Udhëzues madhësish për të gjetur madhësinë e duhur të pelenës për foshnjën tuaj!