Certifikatat tona
Pelenat e para njëpërdorimëshe në Evropë të certifikuara sipas standardit OEKO-TEX® STANDARD 100 për mungesën e substancave të dëmshme. Ky është një sistem i unifikuar kontrollesh laboratorike dhe certifikimesh, i njohur ndërkombëtarisht, për produktet tekstile në formë të papërpunuar, të ndërmjetme dhe përfundimtare, në të gjitha fazat e prodhimit. Ai konfirmon se produktet kanë kaluar me sukses testimet kundër më shumë se 1.000 kimikateve të dëmshme. Babylino Sensitive janë testuar sipas kritereve të rrepta, që u përgjigjen produkteve të destinuara për foshnja të moshës 0-3 vjeç.
Perberja përmban fibra bimore të certifikuara nga FSC®**, me burim nga pylltaria e qëndrueshme për të siguruar ruajtjen e biodiversitetit dhe proceseve ekologjike.
Shtresa thithëse
Mbrojtje higjienike, kudo që të ndodheni!
Shtresat thithëse për foshnje Babylino Sensitive ofrojnë mbrojtjen higjienike që ju nevojitet për ndërrimin e pelenës së të voglit tuaj, kudo që të ndodheni. Janë të përshtatshme për përdorim brenda dhe jashtë shtëpisë, në tryezën e ndërrimit, në krevat, në makinë dhe në divan. Të dizajnuara për të ofruar mbrojtje nga rrjedhjet dhe higjienë në çdo ndërrim pelene, falë sipërfaqes së tyre thithëse Extra Large. Me shtresë të papërshkueshme nga uji në pjesën e poshtme, ato sigurojnë një ndërrim të suksesshëm të pelenës, pa "aksidente". Shtresat thithëse për foshnje Babylino Sensitive janë njëpërdorimshe.
Përmasa 90x60 cm
Shtresë e butë matelase (kapitone), për përthithje (thithje) ekstra.
Shtresë e papërshkueshme nga uji në pjesën e poshtme, për mbrojtje nga rrjedhjet.
Me celulozë të certifikuar nga FSC®* që vjen nga pylltaria e qëndrueshme, ku menaxhimi i duhur i pyjeve siguron që vjelja e produkteve të drurit të ruajë biodiversitetin, produktivitetin dhe proceset ekologjike të pyllit.
* E certifikuar dhe e kontrolluar nga një organizëm i jashtëm.
Udhëzues madhësish për të gjetur madhësinë e duhur të pelenës për foshnjën tuaj!