Skip to main content
Skip to main content
yoyo

Nga pelena te shtëpiza baxho

yoyo

 

αναπτυξιακή φάση - εκπαίδευση τουαλέτας

Një fazë tranzitore e rëndësishme e zhvillimit në moshën 2 vjeçare të të voglit tuaj është trajnimi për tualet.

Prindërit e rinj shpesh herë nxitojnë ta shohin foshnjën e tyre të zhvillohet e të rritet, dhe çdo hap i zhvillimit ndonjëherë krijon ankth, por edhe entuziazëm të madh.

Procesi i trajnimit për tualet kërkon mirëkuptim të madh, trajtim delikat dhe mjaft durim nga prindërit. Periudha e duhur për të filluar procesin e trajnimit është pas ditëlindjes së tij të dytë, kur i vogli juaj është zhvilluar dhe tashmë ekziston kontrolli i sfinkterëve.

Trajnimi për tualet dhe, për rrjedhojë, lënia e pelenës nga ana e të voglit tuaj është një detyrë e re që ai duhet ta ndërmarrë dhe ta përmbushë me sukses.

Ne sugjerojmë që procesi i trajnimit të jetë një lojë e re!

σημάδια ότι το παιδί σας είναι έτοιμο να ξεκινήσει την εκπαίδευση τουαλέτας
  1. Mund të qëndrojë i tharë për dy orë.
  2. Kërkon t'i ndërroni pelenën e lagur.
  3. Kërkon të përdorë shtëpizën (baxhon).
  4. Kërkon të veshë të brendshme për fëmijë.
  5. Ndjek udhëzime të thjeshta dhe bazë, p.sh. ulu, ngrihu, vish.
  6. Mund t'ju komunikojë se dëshiron të shkojë në tualet.
  7. Mund ta ngrejë dhe ta ulë vetë pelenën-mbathje.
  8. Zgjohet me pelenë të tharë në mëngjes.
ξεκινώντας την εκπαίδευση τουαλέτας
  1. Bëjeni argëtues dhe të qartë kalimin nga pelena e hapur në pelenën-mbathje ose në të brendshmet për fëmijë.
  2. Lëreni fëmijën të zgjedhë vetë shtëpizën (baxhon) e tij, kjo e ndihmon të zhvillojë një qëndrim pozitiv ndaj saj.
  3. Fillojeni trajnimin me pelenat-mbathje të dizajnuara posaçërisht, të cilat lehtësojnë kalimin nga pelena te të brendshmet.
  4. Vendoseni fëmijën të ulet në shtëpizën e tij me ose pa pelenën e veshur.
  5. Mos harroni ta pyesni fëmijën mjaft shpesh nëse dëshiron të bëjë "çiçin apo kakën".
  6. Mbështetni dhe inkurajoni çdo përpjekje dhe kujtojini fëmijës se mund të provojë përsëri më vonë.
  7. Kushtojuni vëmendje tingujve dhe shenjave të trupit të fëmijës.
  8. Inkurajojeni të përdorë shkarkuesin e ujit (kazanin) dhe të lajë duart pa ndihmën tuaj.
  9. Jepni stimul për çdo provë dhe shpërbleni çdo përpjekje, duke përdorur ose një tabelë me ngjitëse (stika), ose dhurata të vogla, ose më shumë kohë loje.
  10. Kur udhëtoni, kujdesuni të bëni ndalesa të shpeshta dhe përgatituni duke marrë me vete një paketë trajnimi (potty training kit), që përfshin pelena-mbathje dhe facleta të lagura për fëmijë.
έξυπνα tips
  1. Jepini të voglit tuaj stimul që të zgjedhë vetë pelenat-mbathje me ngjyra ose të brendshmet e tij.
  2. Për djemtë ndihmon që të qëndrojnë të ulur në shtëpizë derisa të familjarizohen me "shatërvanin" e tyre, ndërsa për vajzat, duke luajtur "mamin" dhe duke i treguar kukullës së tyre të preferuar se si të përdorë shtëpizën, familjarizohen edhe vetë.
  3. Fëmija juaj do të mësojë më lehtë dhe do të ndihet me më shumë vetëbesim duke parë babanë në tualet nëse është djalë, dhe mamin nëse është vajzë.
  4. Caktoni një mënyrë për të shpërblyer çdo përpjekje të suksesshme dhe argëtohuni me një këngë ose kërcim "ia dole".
δοκιμασμένη προστασία