Skip to main content
Skip to main content
diakopes

Ikuuuëm për pushime!

diakopes

 

1

Lëkura e foshnjave është veçanërisht e ndjeshme dhe gjatë muajve të verës, për shkak të nxehtësisë dhe djersitjes, ajo dëmtohet akoma më shumë. Me pelenat e reja Babylino Pants Cotton Soft, jeni të sigurt që materialet që e prekin nuk janë thjesht të buta, por vërtetuar miqësore për lëkurën e tij të vogël!

  • Pelenat e vetme për foshnja që janë vlerësuar me Çmimin Evropian për Sigurinë e Produktit nga Komisioni Evropian.
  • Pelenat-mbathje të para në Evropë me certifikim ndërkombëtar OEKO-TEX® STANDARD 100 për mungesë të mbi 200 substancave të dëmshme.
2

Vera është stina më e përshtatshme për trajnimin për tualet.

Nëse vini re se shumë shpesh pelena e fëmijës është e tharë ose nëse ai ju njofton kur dëshiron të shkojë në tualet, ka ardhur koha për trajnimin për tualet me aleat pelenat e reja Babylino Pants Cotton Soft! Me dizajne të frymëzuara nga natyra me kafshë të ndryshme, ato do ta mrekullojnë fëmijën tuaj, ndërsa ai do t'i ngrejë dhe do t'i ulë me lehtësi në tualet, si të brendshme të vërteta! Paçit fat!

3

Është kjo fazë tranzitore, ku disa netë fëmija juaj shkon vetë në tualet dhe netë të tjera ju zgjon duke qarë sepse u lag. Pelenat e reja Babylino Pants Cotton Soft mund të përdoren ditë e natë, pasi disponojnë teknologjinë inovative Dry Matrix, me një rrjetë të veçantë fibrash bimore që e mban lagështirën të qëndrueshme në brendësi të pelenës dhe një bërthamë me 30% përthithshmëri më të madhe në krahasim me pelenat-mbathje të tjera të markave të njohura, duke qenë të dizajnuara posaçërisht për të ofruar përthithshmëri ekstra, mbrojtje nga rrjedhjet dhe tharjen që i nevojitet lëkurës së foshnjës.

4

Pelenat e reja Babylino Pants Cotton Soft janë aq miqësore me lëkurën e fëmijës dhe aq përthithëse, saqë jeni të sigurt edhe kur përshkoni distanca të gjata. Për më tepër, mund t'i ndërroni me një lëvizje të vetme, kudo që të ndodheni, pa qenë nevoja që fëmija të jetë i shtrirë. Falë teknologjisë unike “All around elastic”, ato përshtaten në mënyrë të përsosur me çdo trup fëmije dhe lejojnë liri të plotë lëvizjeje në eksplorimet e tij verore!

6