Nga pelena te shtëpiza baxho


Një fazë tranzitore e rëndësishme e zhvillimit në moshën 2 vjeçare të të voglit tuaj është trajnimi për tualet.
Prindërit e rinj shpesh herë nxitojnë ta shohin foshnjën e tyre të zhvillohet e të rritet, dhe çdo hap i zhvillimit ndonjëherë krijon ankth, por edhe entuziazëm të madh.
Procesi i trajnimit për tualet kërkon mirëkuptim të madh, trajtim delikat dhe mjaft durim nga prindërit. Periudha e duhur për të filluar procesin e trajnimit është pas ditëlindjes së tij të dytë, kur i vogli juaj është zhvilluar dhe tashmë ekziston kontrolli i sfinkterëve.
Trajnimi për tualet dhe, për rrjedhojë, lënia e pelenës nga ana e të voglit tuaj është një detyrë e re që ai duhet ta ndërmarrë dhe ta përmbushë me sukses.
Ne sugjerojmë që procesi i trajnimit të jetë një lojë e re!

- Mund të qëndrojë i tharë për dy orë.
- Kërkon t'i ndërroni pelenën e lagur.
- Kërkon të përdorë shtëpizën (baxhon).
- Kërkon të veshë të brendshme për fëmijë.
- Ndjek udhëzime të thjeshta dhe bazë, p.sh. ulu, ngrihu, vish.
- Mund t'ju komunikojë se dëshiron të shkojë në tualet.
- Mund ta ngrejë dhe ta ulë vetë pelenën-mbathje.
- Zgjohet me pelenë të tharë në mëngjes.

- Bëjeni argëtues dhe të qartë kalimin nga pelena e hapur në pelenën-mbathje ose në të brendshmet për fëmijë.
- Lëreni fëmijën të zgjedhë vetë shtëpizën (baxhon) e tij, kjo e ndihmon të zhvillojë një qëndrim pozitiv ndaj saj.
- Fillojeni trajnimin me pelenat-mbathje të dizajnuara posaçërisht, të cilat lehtësojnë kalimin nga pelena te të brendshmet.
- Vendoseni fëmijën të ulet në shtëpizën e tij me ose pa pelenën e veshur.
- Mos harroni ta pyesni fëmijën mjaft shpesh nëse dëshiron të bëjë "çiçin apo kakën".
- Mbështetni dhe inkurajoni çdo përpjekje dhe kujtojini fëmijës se mund të provojë përsëri më vonë.
- Kushtojuni vëmendje tingujve dhe shenjave të trupit të fëmijës.
- Inkurajojeni të përdorë shkarkuesin e ujit (kazanin) dhe të lajë duart pa ndihmën tuaj.
- Jepni stimul për çdo provë dhe shpërbleni çdo përpjekje, duke përdorur ose një tabelë me ngjitëse (stika), ose dhurata të vogla, ose më shumë kohë loje.
- Kur udhëtoni, kujdesuni të bëni ndalesa të shpeshta dhe përgatituni duke marrë me vete një paketë trajnimi (potty training kit), që përfshin pelena-mbathje dhe facleta të lagura për fëmijë.

- Jepini të voglit tuaj stimul që të zgjedhë vetë pelenat-mbathje me ngjyra ose të brendshmet e tij.
- Për djemtë ndihmon që të qëndrojnë të ulur në shtëpizë derisa të familjarizohen me "shatërvanin" e tyre, ndërsa për vajzat, duke luajtur "mamin" dhe duke i treguar kukullës së tyre të preferuar se si të përdorë shtëpizën, familjarizohen edhe vetë.
- Fëmija juaj do të mësojë më lehtë dhe do të ndihet me më shumë vetëbesim duke parë babanë në tualet nëse është djalë, dhe mamin nëse është vajzë.
- Caktoni një mënyrë për të shpërblyer çdo përpjekje të suksesshme dhe argëtohuni me një këngë ose kërcim "ia dole".
