
Ndërrimi i pelenës dhe siguria
Për të ndërruar pelenën e fëmijës mund të përdorni një mobilje – një tavolinë për ndërrimin e bebes ose një sipërfaqe të mbuluar me pecetë për ndërrimin.
Para se të nisni me ndërrimin e pelenës, sigurohu që të kesh pranë vetes gjithçka që të duhet. Mbaj mend që nuk duhet të lesh beben vetëm as edhe një sekondë. Para se ta kuptosh ti, bebja mund të jetë në gjendje të shtrihet përmbys dhe të mos e dëgjosh, e mund të bjerë lehtësisht nga tavolina e ndërrimit apo krevati e të dëmtohet.
Si të ndërrosh beben:
• Për të nisur, sigurohu që para se të nisësh të ndërrosh pelenën i ke larë duart mirë.
• Hiq pelenën e ndotur. Përdor një pecetë të lagur bebesh për të pastruar lëkurën e bebes. Përzgjidhni produkte të buta me ekstrakte bimësh qetësuese si kamomil apo aloe, për kujdes të butë e të pastër. Bebet vajza fshiji nga përpara pas.
• Lani zonën sensitive të bebes dhe prapanicën në banjë me ujë të vakët. Nëse ka dalë jashtë, përdor një sapun të butë për pastrim më të mirë.
• Fshi me delikatesë duke tamponuar zonën me një peshqir.
• Për të parandaluar acarimet përdor një krem special për bebet ose locion në zonën që mbulohet nga pelena, në varësi të udhëzimeve që ju ka dhënë pediatri. Vendos pelenën e pastër. Pelenat Babylino Sensitive janë tejet përthithëse (klasi A i përthithjes) dhe kanë mbulesë tejet të butë të pasur me ekstrakte kamomili për kujdes të plotë për lëkurën e bebes. Për më tepër, në sajë të materialeve të përzgjedhura me kujdes miqësore me lëkurën, të certifikuara për mungesë të lëndëve të dëmshme (sipas OEKO-TEX® STANDARD 100) mund të sigurohesh që Babylino Sensitive prekin lëkurën e bebes tënde me delikatesën më të madhe.
Për të ndërruar pelenën ju duhen:
• një pelenë e pastër dhe rroba të pastra
• peceta për bebe
• ujë i ngrohtë dhe toptha pambuku
• krem i veçantë ose locion bebesh
• kosh për të hedhur pelenën e ndotur
Me kontributin bujar të pediatrit Mr. Michael Sarris