Skip to main content
to-proto-rantevou-me-tin-pediatro

Takimi i parë me pediatrin

Pas kaq shumë muajsh pritje, më në fund po mbani beben në krahë! E gjithë frika dhe ankthi i përkasin të shkuarës… është shumë e rëndësishme për beben, të përcaktoni vizitën e parë tek pediatri  për ta kontrolluar atë që në ditët e para pas kthimit nga materniteti.

Vizita e parë tek pediatri, përveç ekzaminimit të bebes, përfshin edhe informacion për pikat më poshtë:
•    Vaksinimi: nuk do të bëni vaksinë gjatë kësaj vizite. Vaksina e parë do të bëhet në moshën 6 muajsh, në rast se nuk ka nevojë të veçantë të nisë që prej lindjes, në rast se nëna është bartëse e Hepatitit B (HbsAg pozitiv), ose për shkak të lindjes para kohe duhet të vaksinohet për mbrojtje kundër virusit respirator sincitial (Synagis).
•    Sjellja: bebet mund të shikojnë e të dëgjojnë që prej lindjes. Ato mund të shohin në një distancë fytyrë me fytyrë (10-30 cm). Është ide e mirë të flasësh me beben nga një distancë shumë e afërt. Bebja jote mund të të buzëqeshë spontanisht (mos prit të reagojë bisedave të tua). Lemza, teshtitjet dhe  renkime të lehta janë normale në këtë moshë.
•    Lëvizjet e zorrëve: zakonisht foshjat që ushqehen me gji kanë shumë lëvizje të zorrëve (po aq sa janë dhe vaktet e tyre), ndërsa kur ushqehen me qumësht formulë janë edhe më të pakta. Ngjyra e jashtëqitjes varion dhe përbërja e saj mund të jetë nga kremoze në e fortë.
•    Kërthiza: zakonisht kërthiza pritet të bjerë në 10-15 ditë. Përpiqu ta mbash atë të pastër. Pastroje mirë me fasho të lagur me alkool; 3-4 herë në ditë në bazën e kërthizës. Mos u shqetëso nëse shikon pak gjak. Gjithsesi shqetësohu nëse mban erë të keqe. Për ditët e para, përpiqu të mbash pelenën poshtë kërthizës duke e palosur atë.
•    Kujdesi për lëkurën: lëkura e të porsalindurve mund të jetë e thatë dhe pak si e plasaritur kryesisht në duar dhe në këmbë. Nëse lëkura e bebes mund të bëhet shumë e thatë dhe e plasaritur, përdor vaj për bebe ose krem hidratues, duke ndjekur udhëzimet e pediatrit.

Simptoma që duhen raportuar tek pediatri.
Duhet të kontaktoni pediatrin nëse jeni të shqetësuar për diçka, ose nëse diçka si më poshtë mund të shfaqet:

•    Vjellje pas çdo vakti ose vjellje të forta si predhë.
•    Skuqje nga pelena që nuk shërohet me përdorimin e kremit të posaçëm pas disa ditësh.
•    Gjak në feçe.
•    Ndryshim në sjelljen e bebes, në gjumë, padëshirë për të ngrënë dhe qarje të pazakonta e këmbëngulëse.
•    Më pak se 5-6 pelena të lagura.
•    Aromë e keqe nga kërthiza.
•    Zverdhje e fortë e lëkurës apo zbardhje e syve (verdhëz).
•    Skuqje, enjtje dhe sekrecione të verdha nga sytë.
•    Temperaturë mbi 38ο C.