
Kur bebja qan
Kur bebja qan, do të ndiheni të mërzitur e në panik.
Por mbaj mend se të qarët është mënyra e vetme e komunikimit që bebja mund të përdorë gjatë muajve të parë të jetës.
Kështu kur bebja është e uritur, ka gjumë apo ka dhembje e shpreh përmes… të qarit! Përpiqu të kuptosh pse po qan. Së pari kontrollo nëse duhet të ndërrosh pelenën, apo nëse është e uritur (në varësi të sa kohe ka kaluar dhe sa mililitra piu në vaktin e fundit).
Qetësoje beben, merre beben në krahë, përkëdhele, masazhoji lehtë shputat e këmbëve, këndoji një ninullë ose vendos pak muzikë të ëmbël ritmike. Jepi ngrohtësi.
Kur të qarat e bebes janë të forta, të vazhdueshme e këmbëngulëse, ka mundësi të ketë ndonjë dhembje ose të jetë sëmurë. Në këtë rast kontakto me mjekun