Skip to main content
kolikoi

Dhembjet e barkut

Bebet zakonisht kanë dhembje barku nga java e dytë në javën e katërt të jetës së tyre. Kur ndodh kjo, ata qajnë pa pushim, duke tendosur apo mbledhur këmbët dhe duke lëshuar gazra. Ato mund të kenë të qara të rregullta që përkeqësohen në mbasdite.

Zakonisht, dhembjet e barkut janë për shkak të një ndjeshmërie fizike jo të zakontë ndaj një stimuli. Ndërsa bebja rritet, ndjeshmëria zvogëlohet dhe zakonisht zhduket rreth muajit të tretë.

Shpesh dhembjet e barkut mund të jenë për shkak të tretjes apo të ndonjë sëmundjeje tjetër.

Nëse e ushqeni beben me gji, ato mund të shkaktohen nga ndjeshmëria e tepërt ndaj disa lëngjeve apo ushqimeve që ju konsumoni. Për këtë shkak problemi i dhembjeve të barkut do të kalojë, gjithsesi ju nuk mund të prisni që ai të zhduket, ka disa gjëra që ia vlen t’i provoni t’i bëni…

•    Nëse ushqeni me gji duhet të dini se ushqimet siç janë kokëlakra, kafeina, erëzat dhe veçanërisht produktet e bulmetit mund të shkaktojnë shqetësime tek bebet. Nëse e ushqeni beben me qumësht formulë, provoni një lloj qumështi që nuk është bërë bazuar në qumështin e lopës ose që ka pak laktozë, siç mund t’ju udhëzohet nga pediatri. Nëse dhembjet e barkut janë për shkak të ndjeshmërisë ndaj ushqimit, ato duhet të largohen një apo dy ditë pasi keni ndërruar qumështin formulë.
•    Merreni beben në krahë ose vendoseni në një kangur dhe bëni xhiro nëpër shtëpi. Lëvizja dhe kontakti fizik do ta bëjnë të ndihet më mirë.
•    Vendoseni beben me fytyrë përmbys në prehër dhe fërkoni butësisht kurrizin e saj. Presioni në kraharor mund të çlirojë dhembjen.
•    Mbështilleni mirë në një batanije të butë që të ndiejë ngrohtësi në bark.


Me kontributin bujar të pediatrit Mr Michael Sarris.